Roland Bejko takim me sipërmarrës e banorë në zonën e Xhamllikut: Ulim me 50% taksat vendore! Ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, zhvilloi një takim derë më derë me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamlliku. Komunikimi direkt dhe sy më sy me qytetarët e Tiranës është shumë i rëndësishëm për ne, tha Bejko në takime.

"Sot ishim në zonën Xhamllikut. Në takimet me bizneset e vogla, më bën përshtypje, se taksat janë shumë të larta. Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj i ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat. Prandaj ne bashkë me ekspertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat"

Bejko u kujtoi dhe premtimin për ndërtimin e 5 tregjeve dhe 5 komplekseve sportive në pikat hyrëse të Tiranës, si dhe ndërtimin e 250 km rrugë në zonat rurale.

“Në programin tim kemi llogarit që të kemi katër tregje ushqimore dhe fruta perime në hyrje të Tiranës, me qëllim që të ndihmojmë banorët e Tiranës, të fshatrave, të prodhojnë ata dhe të kenë mundësi të shesin këtu. Që ju  ë merrni edhe prodhime me çmim më të lirë, por edhe bio, se njerëzit duan të ushqehen shëndetshëm. Dhe ta heqim monopolin e tregut ushqimor, të mos jetë vetëm një treg, se ai dikton çmimin. Ta çmonopolizojmë këtë treg me qëllim që të ulim çmimet”, tha Bejko.

Gjatë takimit me banorët, Bejko u shoqëruar nga deputetja demokrate Oriola Pampuri, ndërsa ka hasur dhe mbështetës të Erion Veliajt.

Bejko më herët ka premtuar jo vetëm një plan masash për lehtësimin e trafikut, por dhe një flotë autobusësh ekologjikë për mbrojtjen e mjedisit. Bejko tha për të motivuar të rinjtë të angazhohen në sport, Bashkia e Tiranës në rast se do të drejtohet prej tij do të japi një abone “Sport Card” për mbi 16 vjetarët që do duan të merren me sport. Kjo kartë do ti ndihmojë ata të paguajnë më pak gjatë angazhimit në aktivitete sportive. Po ashtu, Bejko ka premtuar kopshte e shkolla jo më larg se 15 minuta nga vendbanimi si dhe ndërtimin e 5 tregjeve dhe 5 komplekseve sportive në pikat hyrëse të Tiranës.

SI.E.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë