Alibeaj fajëson Berishën: Na hoqi mundësinë për të marrë të paktën gjysmën e bashkive! Ka frikë se kur do e thërrasë SPAK-u

 

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar Sali Berishën nga një takim elektoral në qytetin e Vlorës duke thënë se po i çon demokratët te ‘sqetulla e Ilir Metës’.

Sipas Alibeajt, Berisha u hoqi mundësinë që të merrnin pushtetin në të paktën 30 bashki pasi nuk pranoi të futej në garën e 14 majit me kandidatë unik.

“Në këmbim, Sali Berisha ua refuzoi demokratëve me qëndrimin e tij, mundësinë për të marrë pushtetin në të paktën gjysmën e bashkive të vendit dhe duke çuar kështu Partinë Demokratike të bashkuar. Të bashkohej rreth kandidatëve unik në zgjedhje. Duket pra, Sali Berisha nuk jep, vetëm merr. Ai kërkon t’i marrë me vete të gjithë demokratët dhe t’i çojë nën sqetullën e hallexhiut tjetër Ilir Metaj. Për t’i çuar demokratët tek shtëpia e skllavërisë. Ajo atje është shtëpia e skllavërisë.  Unë pyës, përsë? Sepse hallexhinjtë janë bërë bashkë për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe Amerika”, tha Alibeaj.

Po ashtu vijoi duke thënë se Berisha ka hall të madh pasi është në pritje se kur do të thirret në SPAK.

“Meta është dhe Rama, hallexhiu në qeveri. Ka një hallexhi në qeveri ka dhe 2 hallexhinj në opozitë. Kanë hallin e përbashkët nga drejtësia. Gjatë gjithë kësaj kohe sa herë kemi qenë dëshmitarë në parlament e kemi pasur seancat tona e vetmja gjë që diskutohet është kjo. Kush do thiret këtë javë në SPAK.  Do thirret Ahmetaj, apo Belinda Balluku. Kur do thirret Edi Rama për ceshtjen  e MC Gonigal nga një anë dhe nga ana tjetër kur do thirret Ilir Meta, personi Z, ML dhe personi Y që Rama shantazhon Sali Berishën mes parlamentit dhe ky e mbyll gojën. Dhe shih çfarë pozite dhe opozite të korruptuar kemi ne. Frika e tyre e vetme është se kur SPAK do ti thërrasë. Kjo është simptoma që sot ka politika e vjetër, dinosaurët epolitikës shqiptare 33 vjeçare”, tha Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Alibeaj poston fotot nga Vlora: Demokratët e gjithë Shqipërisë, votojnë djathtas! PD, e vetmja alternativë e djathtë shqiptare

1683480695_enkelejdalibeaj.jpeg

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj, e ka konsideruar të suksesshëm turin elektoral në jug të vendit e veçanërisht në Vlorë.

Duke postuar një set fotosh nga ky takim, ai ka deklaruar se vetëm PD është e djathta dhe alternativa e qeverisë. 

"Një falënderim i veçantë per demokratët e Vlorës, të cilët ishin të shumtë në takimin elektoral të rradhës. Gjithmonë e më shumë bindem se Shqipëria ka vërtetë njerëz që e duan Partinë Demokratike dhe vlerat që ajo përfaqëson  Në Vlorë ishim të gjithë dakord me parinet mbi të cilat duhet të ringrihet Partia Demokratike. Në 14 Maj, të gjithë, masivisht, të votojmë nr.9, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Sepse demokratët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, votojnë djathtas. PD është e vetmja alternativë e djathtë shqiptare", shkroi Alibeaj.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi

Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi