BEJRUT, 10 shkurt /ATSH-DPA/ - Siria merr informacione nga bombardimet e koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin amerikan kundër ISIS-it në territorin e saj, por nuk ka kontakte me këtë koalicion, deklaroi presidenti sirian, Bashar al-Assad në një intervistë me BBC-në. "Nuk ka dialog. Ka vetëm informim, por jo dialog", deklaroi Al-Assad për rrjetin informativ britanik.Ai shtoi se informacioni vjen nga palë të treta, nga Iraku apo vende të tjera.
"Ata na dërgojnë mesazhe, na dërgojnë informacione të përgjithshme. Në to nuk ka asgjë që ka lidhje me taktikën", theksoi Al-Assad.Në ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe filluan sulmet kundër ISIS-it duke vënë në përdorim avionë gjuajtës F-16.Opozita siriane, që ka kërkuar një zonë ndalim-fluturimi për mbrojtjen e civilëve, është e irrituar nga sulmet e përsëritura të forcave të Al-Assadit kundër ISIS-it, që ndodhet edhe nën sulmet e koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin amerikan./ a.jor.