BEJRUT, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ - Libani deklaron një humbje prej më shumë se 20 miliardë dollarësh që prej fillimit të konfliktit sirian në mars 2011, njoftoi ministri libanez i Punëve Sociale, Rachid Derbas.
"Shumë fatura, të shkaktuara nga kriza siriane, sollën një mungesë në të ardhura prej 20 miliardë dollarësh në rreth katër vite", deklaroi Derbas
"Madje edhe infrastruktura e parashikuar për 15 vite duhet të rinovohet në dy vite për shkak të përdorimit intensiv nga prania e 1,1 milionë refugjatëve sirianë" tha ai.
Libani numëronte katër milionë banorë para fillimit të luftës në Siri.
Ministri gjithashtu citoi përdorimin nga refugjatët të energjisë, kryesisht elektricitetit, por pa qenë në gjendje që ta paguajnë, si dhe mungesën e 500 mijë turistëve që vijnë çdo vit në Liban me rrugë tokësire nëpërmjet Sirisë.
Derbas u shpreh me keqardhe se "ndihma ndërkombëtare e premtuar nuk ka ardhur.
"Ne kemi marë vetëm gjysmën e premtuar në vitin 2013 dhe vetëm 44 për qind në vitin 2014?, tha ai.
Në qershor, guvernatori i Bankës Qendrore, Riad Salame, njoftoi se refugjatët sirianë i kushtojnë Libanit 4,5 miliardë dollarë në vit./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com