Bekim Balaj firmosi zyrtarisht me ekipin e Rijekës në kampionatin kroat të futbollit. Kontrata e sulmuesit shkodran me Rijekën është 2.5 vite ndërsa raportohet se do të përfitojë afro 20 mijë Euro në muaj.

Marrëveshja nuk ka qenë e vështirë për t’u arritur, pasi Rijeka është një ekip me pretendime në Kroaci, teksa edicionin e kaluar ishte nënkampione. Pas firmës Balaj është shprehur mjaft i kënaqur

Ndërkohë që FIFA ka publikuar renditjen e muajit Janar 2015 për ekipet kombëtare, ku Shqipëria qëndron në vendnumëro duke mos lëvizur nga vendi i 58 në botë.

d.balla/shqiptarja.com