Marrëveshja për shenjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi duhet të ratifikohet në Kuvend, deri nga fund i muajit qershor, apo fillimi i muajit korrik. Vonesa e rrezikon seriozisht procesin e lëvizjes së kosovarëve pa viza.
Ministri i Integrimit të Kosovës, Bekim Çollaku ka thënë se demarkacioni ka qenë një kërkesë që nga fillimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe nuk është diçka e re.
"Duhet të jemi shumë të qartë dhe tepër transparentë me qytetarët e Kosovës. Çështja e demarkacionit ka qenë një kërkesë që nga fillimi i liberalizimit të vizave dhe nuk është diçka e re ashtu siç po thuhet nga disa palë të përfshira në këtë proces", tha ministri.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com