Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social Facebook një foto nga momenti kur Papa Françesku kabekuar , djalin e  tij, Zaho.
"Qershia mbi tortë". Këto fjalë zgjodhi kreu i qeverisë shqiptare ndaj bekimit që Papa Françesku i dha djalit të tij dy muajsh, Zahos.
Në këtë foto Papa duket i lumtur dhe i befasuar që i vogli i familjes kryeministrore shfaqet para tij. Pikërisht kësaj fotoje kryeministri Rama i ka vënë mbishkrimin "Qershia mbi tortë".

Vogëlushi mori bekimin e Atit të Shenjtë, ndërsa Papa Jorge Mario Bergoglio linte Tiranën pas zhvillimeve të ngjeshura në vizitën e tij 11 orëshe në vendin tonë.
Në dhomën VIP të terminalit të aeroportit "Nënë Tereza", që kryeministri i dha mirëpritjen e parë Papa Françeskut, në ikje tashmë, Ati i Shenjtë i dha bekimin e dytë Zaho Ramës,  duke e puthur vogëlushin në duart e Linda Ramës.
 
Ati i Shenjtë i dha bekimin e parë fëmijës kryeministror qe kur Linda Rama ishte në muajt e parë të shtatzënisë, gjatë vizitës që kryeministri  rama zhvilloi në Vatikan.