Bektashinjtë festojnë sot nisjen e pranverës, baba Mondi uron nga teqeja e Turanit në Korçë: Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë

Bektashinjtë festojnë sot nisjen e pranverës, baba Mondi uron nga teqeja e Turanit në Korçë: Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë

Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj

Besimtarët bektashi festojnë këtë të martë ditën e katërt të “Sulltan Novruzit”, një nga festat më të rëndësishme të tyre, e cila nderon ditëlindjen e Imam Aliut, një figurë e shenjtë në traditën e bektashinjve.

Në kudër të kësaj feste, kryegjyshi botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, uroi bektashinjtë me lutjet për paqe nga teqeja e Turanit në Korçë.

Kjo ditë përfaqëson më shumë se një festë, është një moment i shenjtë për të reflektuar mbi vlerat e njeriut dhe lidhjen e tij me Zotin, siç u shpreh edhe kreu i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj se njeriu është qenia më e përkryer e kësaj bote, dhe duhet ta respektojmë si të tillë, duke kujtuar se Zoti e ka krijuar njeriun në imazhin e tij dhe tiparet e nevojshme për të përballuar sfidat e jetës.

“Unë uroj të gjithë besimtarët, paçim dashuri e mirësi në familje e kudo. Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë. Qofshi dritë dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, u shpreh Kryegjyshi.

Në Teqenë e njohur të Turanit, besimtarët mblidhen për të nderuar këtë moment të shenjtë, duke kërkuar më shumë paqe dhe mirësi për veten dhe për të gjithë njerëzit. Për bektashinjtë kjo festë shënon fillimin e pranverës, moment reflektimi, shprese dhe ringjalljeje shpirtërore.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Belgjika ndjek modelin e Danimarkës, diskuton opsioni për të ndërtuar burgje private në Kosovë

Belgjika ndjek modelin e Danimarkës, diskuton opsioni për të ndërtuar burgje private në Kosovë