Modelja argjentinase Belen Rodriguez është gjithnjë në vëmendjen e mediave italiane.

Prej dy javësh qarkullonin zëra se ajo dhe balerini Stefano De Martino ishin duke pritur një fëmijë.

Por tashmë dyshimet janë shuar pasi Rodriguez e ka konfirmuar këtë fakt gjatë një interviste për revistën “Chi”.

“Po pres një fëmijë nga Stefano dhe jam në muajin e tretë të shtatzënisë”, -është shprehur Belen.

Gjithashtu modelja ka theksuar se që në ditët e para kur ajo është njohur me balerinin ka kuptuar se ai është “gjysma tjetër e mollës” dhe se do të kishin një fëmijë së bashku.

Belen dhe Stefano kanë 8 muaj së bashku dhe janë njohur në programin e famshëm Italian “Amici”.

(xh.k/shqiptarja.com)