Beleri dhe Goro pas hekurave, Haklaj në '5 Pyetjet': Kam besim te Dumani! Po godet 360 gradë! Braimllari: Lëvizje okulte e kryeministrit

Arrestimi i Fredi Belerit dhe Jorgo Goros u diskutuan mbrëmjen e sotme në studion e “5Pyetjet” nga Ilir Babaramo.

 Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari u shpreh se arrestimi i Jorgo Goros është një lëvizje okulte e kryeministrit Rama për interesin personal.

'Lëvizje okulte në zyrën e kryeminstrit. Edi Rama i përdor për interesin personal më pas i lëshon në duar te drejtësisë. Nuk mundet që në një bashki të tillë të veprojë kryetari i bashkisë pa urdhër të kryeminstrit. Ka pasur një regji të kryeminstrit për interesa okulte.' u shpreh Braimllari.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj theksoi besimin që ka te SPAK për vënien e drejtësisë

'Rama ka kuptuar se do arrestohet zoti Goro dhe i ka paraprirë skenarit dhe ka çuar atje prefekt Vangjel Tavon. Skenari ka filluar që me kandidimin e Belerit me pëlqimin e Berishës dhe Metës. Kryetarët e bashkisë njëri pas tjetrit po shkojnë në burg. SPAK është investim amerikan. PD dhe Basha është i vetmi që mbështet SPAK. Po godet 360 gradë.

Personalisht e njoh kreun e SPAK. Kur kam qenë kryetar i PD në Tropojë, Dumani ka qenë prokuror në Tropojë. Ka zbardhur dosje të vështira. Është i pakompromentueshëm. Njoh edhe të tjerë që kanë qenë në Tropojë në momente të vështira dhe i njoh për integritet të lartë. Dumani do i zbardh të gjitha dosjet në SPAK. Në 97-98-99 deri në 2000 Malësia e Gjakovës u shndërrua në kryeqytet të luftës për çlirimin e Kosovës. Ishin ngjarje të rënda. Kanë qenë vite të rënda dhe qindra vrasje.', tha Haklaj.

Por Braimllari shton se në pranga duhet të ishin edhe personazhe të tjera.

'Qartazi kemi të bëjmë me një personazh që delegon përgjegjësi të tilla tek vartësit e tij dhe i dërgon para drejtësisë kur i ka shtrydhur si limon. Arrestimi i kryetarit të bashkisë është lajmi i mirë dhe i duhet lënë drejtësisë të bëjë punën. Por duhet ishin hetuar edhe personazhe të tjera, edhe ish-deputeti i rilindjes edhe ish-ministrja. Lënë hapësira për dyshime në opinionin publik.', shtoi Braimllari.

Haklaj solli në vëmendje Berishën dhe Metën që kanë mbështetur Fredi Belerin, i cili ka 'dhunuar simbolet kombëtare shqiptare" 

'Beleri eshtë Radoicic i Himarës. Po të mos ishte Beleri nuk do ishim në këtë situatë. Është e çuditshme sesi është tolerant Rama dhe reflektar Berisha.

Bashkim i Berishës dhe Ramës është bashkim anti-SPAK. Kam besim absolut që SPAK do i zbardhi të gjitha dosjet. SPAK është investim i çmuar amerikan.  Zoti Beleri nuk ka lidhje me çështjen kombëtare. Ka dhunuar simbolet kombëtare.', tha Haklaj.

Haklaj dhe Braimllari vijuan më tej debatin edhe për rolin e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Haklaj u shpreh se Meta dhe Berisha së bashku me Ramën bashkëpunojnë në kurriz të Bashës dhe PD-së. Nga ana tjetër, Braimllari tha se 'pazarxhiu' ka qenë gjtihnjë Lulzim Basha dhe nuk mund të bëjë moral për listat e hapura.

Haklaj akuzoi më pas Metën se bëri koalicion me Ramën në 2013 me bekimin e ish-presidentit serb, Boris Tadiç. Braimllari shtoi se Ilir Meta dhe LSI bënë koalicion me Berishën dhe PD-në në 2009 pasi kështu formohej një qeveri dhe vendi nuk ishte i detyruar të shkonte më në zgjedhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:43
Haklaj: Rama-Meta në 2013 bën koalicion me bekimin e Boris Tadiç

 

 

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari dhe anëtari kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj debatuan për rolin e Bashës dhe Metës në zhvillimet politike në vend. Haklaj akuzoi se Ilir Meta ka bërë pazar me Ramën në 2013 me bekimin e ish-presidentit serb Boris Tadiç.Në replikë Braimllari akuzoi Bashën për pazare politike.

Pjesë nga debati

Braimllari: Pazaret e Bashës kanë sjellë shkaterrimin e balancës politike në vend.

Haklaj: Pazare ka bërë Berisha me Ramën.

Bramillari: Nëse quan Pazar komunikimin e fundit për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, në konferecën e kryetarëve në Kuvend, transparente përballë publikut nuk është pazar. Në gjykimin tim këtë vend e shkatërruan këto veprime. Në 2008 pazari që ka bërë Basha që ka votuar pro Edi Ramës

Në 2009 Ilir Meta kishte vetëm një zgjedhje ,  të shkonte në koalicion me Berishën që të mos e çonte vendin në zgjedhje të reja, e do të bllokonte proceset integruese

Braimllari: Si demokrat duhet të ndihesh krenar për 2009 e 2013

Haklaj: Pse shkuat në koalicion me Edi Ramën në 2013, ju çoi Tadiçi.

Ora 22:37
'I organizuat puç kryeministrit', Braimllari debat me Haklajn: Më torturuan duke më hequr thonjtë, më fabrikuan akuza

 

Në '5 Pyetjet', Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari debatoi me ish-deputetin Azgan Haklaj për çështjen e Belerit. Sipas Haklajt është bërë një aludim nëpër studio duke e krahasuar rastin e arrestimit të Belerit me rastin e arrestit të tij në vitin 2001 kur ishte deputet, por u lejua të betohej.

Haklaj: Nëpër shumë studio është krahasuar me Azgan Haklaj, që jam arrestuar nga kryeministri Ilir Meta. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë përgjigje zotit Beleri. Nuk është rast ekuivalent Beleri me Azgan Haklajt. Më janë bërë akuza të fabrikuara. Arrestim duke shkelur ligjet. Nga forcat e policisë, të inkuadruar edhe nga njerëz që nuk kanë qenë pjesë e forcave policore. Jam torturuar si nazistët, më kanë hequr thonjtë, më kanë djegur me cigare. 

Braimllari: I organizuat puç lokal kryeministrit.

Haklaj: Si? Kryeministri erdhi në Tropojë me qindra forca policie

Braimllari: Erdha për t'ju bashkuar, tha, si Riza Cerova Bajram Currin.

Haklaj: Edhe pasi kam dalë nga burgu kam qenë një muaj në burg. Nuk është i barabartë imuniteti i deputetit me një kryetar bashkie.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • teo: 26/03/2024 10:01

    Qe po godasin mire bejne por fillohet nga koka nga vrasesit Like floriri e kompani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?