Fredi Beleri fituesi i zgjedhjeve për bashkinë e Himarës ka marrë leje këtë të dielë për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të gjyshes së tij të ndierë. Leja i është aprovuar teksa pritet nga momenti në moment të mbërrijë në varrezat e Himarës ku do të bëhet edhe përciellja për në banesën e fundit.
Për këtë ngjarje, Himara është blinduar nga forca të shumta policie si dhe FNSH. Dhjetëra efektivë janë të pranishëm për të garantuar sigurinë përgjatë ceremonisë mortore.
Lajmi kryesor:
I ndërroi jetë gjyshja, Fredi Beleri merr leje për të shkuar në ceremoninë mortore! Në Himarë me pranga në duar e i rrethuar nga dhjetëra efektivë








