Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha nga Brukseli se ishte "i zhgënjyer dhe i indinjuar" nga qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe paraburgimi i kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, transmeton Protothema.

Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të samitit të premten në Bruksel, kryeministri grek i ka dërguar një mesazh Tiranës dhe qeverisë Rama. Ai thotë se Beleri po mbahet në burg me dispozita të dyshimta procedurale.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet  në burg – për ne – me dispozita të dyshimta procedurale”, tha ai.

Arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Mitsotakis e sheh se goditje e shtetit të së drejtës.

Kryeministri grek ka paralajmëruar se nëse nuk ka  zgjidhje të shpejtë kundërtën do ketë një element të vlerësimit grek të zhvillimit evropian të vendit tonë.

 “Unë e konsideroj si një goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane. Pres që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt. Një çështje shumë e rëndësishme për ne dhe zgjidhja ose moszgjidhja e saj, uroj që e para që theksoj, të jetë një element i vlerësimit grek të rrugës evropiane të Shqipërisë, që fillon tani dhe është një rrugëtim i gjatë. Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri”.- tha ai.

Duke iu drejtuar qeverisë Rama, kryeministri bëri të qartë se çështja e Belerit nuk është një çështje që Greqia do ta kalojë pa u ndjerë.

 “Greqia nuk do ta lërë të kalojë kështu. Unë e respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua të jem shumë i qartë për këtë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të shkojë kështu, pa pasur një reagim nga Greqia . Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian me konferencën e kolegëve të mi se çfarë saktësisht po ndodh sot me këtë rast”, përfundoi ai.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.