‘Beleri nuk bëri betimin’, Rama: Pas afatit 90 ditor duhet ta shkarkojmë, kam kërkuar opinion nga departamenti ligjor

 

Në intervistën për televizionin grek ERT, Rama tha se ka kërkuar mendim nga këshilltarët lidhur me betimin e Belerit. Duke cituar ligjin Rama tha se kur ka përfunduar afati I 90 ditëve qeveria duhet ta shkarkojë  kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja.

“Në ndërkohë që siç e kam thënë, ne jemi duke studiuar rastin, pasi kur përfundon afati i 90 ditëve, normalisht sipas çfarë thuhet në ligj, qeveria duhet ta shkarkojë kryetarin e zgjedhur që nuk është paraqitur për të bërë betimin dhe duhet të caktojë një kujdestar deri në zgjedhje të reja. Mirëpo ky është një rast shumë specifik dhe për këtë arsye unë i kam kërkuar departamentit ligjor këtu në Kryeministri që të japë opinionin se çfarë duhet të bëjmë ne dhe do të zbatojmë përsëri atë që është më e drejta. Unë do të isha  i lehtësuar nëse ne do të mundeshim që t’i linim  procesit gjyqësor mundësinë të përfundonte dhe në fund të procesit të dinim nga drejtësia, jo nga Greqia nëse ky njeri është i fajshëm apo është i pafajshëm” tha Rama.


Lajmi kryesor:

Çështja Beleri/ Rama për median greke: S'mund të kemi dy drejtësi, s'përzihemi në punët e SPAK! Kërcënimet e Greqisë për hakmarrje? Antike, aspak evropiane


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave