Beleri pritet me vezë e kos, Dhuli: U takua me Ramën! Elezi: Ai që e qëlloi, intelektuali më i madh i Tiranës! Meçe: Provokim i shtetit grek

Sot paradite kryefjala ishte vizita e disa eurodeputetëve të Parlamentit europian mes të cilëve ishte dhe Fredi Beleri. Sakaq, pati dhe një situatë ku Beleri u qëllua në bulevard me vezë dhe kos nga një qytetar që po protestonte kundër ardhjes së tij në Shqipëri, duke i kujtuar masakrën e Peshkëpisë. Pikëpyetje e madhe mbeti gjatë ditës nëse Beleri u takua me kryeministrin Rama si pjesë e delegacionit në një prej hoteleve të kryeqytetit. Skerdjan Dhuli thotë në Repolitix se pati një takim mes tyre, por nuk dha më shumë detaje

'Sipas informacioneve të mia, po. Kryeministri vendosi ta anulonte, nuk e konsideroi të rëndësishme takimin me eurodeputetë. Dhe anuloi takimin e orës 10:00. Eurodeputetë ishin të ndarë në 3 hotele. Kryeministri shkoi në hollin e Rognerit dhe takoi rreth 4 prej tyre. Ndërkohë janë 12 në Shqipëri në total. Pse shkoi në Rogner ku ishte Beleri? Prej ditës që ka dalë nga burgu, Rama i dërgon të njëjtën interlokutor të negociojë një zbutje të qëndrimit ndaj tij. Sepse Rama ka një problem, ka lobin grek në Bruksel. E di politikën e jashtme.

Ka diasporën shqiptare në Greqi. Ka informacion që e votuan 70-80 mijë shqiptarë në Greqi për eurodeputetët. Janë të predispozuar që votën ta kenë anti Ramën. Një shqiptar që voton për eurodeputetë një armik të Ramës, është i prirur të japi votën kundër Ramës. Beleri do angazhohet në koalicionin opozitar në zgjedhjet e ardhshme.'

'Takimi ka ndodhur. Veprimi është veprim banal, nuk është për tu marrë seriozisht.'

Sakaq, Ibsen Elezi rrëfeu se personi që protestoi duke qëlluar Belerin është një nga intelektualët e këtij qyteti, antikomunist që dha një mesazh shumë të fortë.

'Është një intelektual. Në gjenezën e vet është antikomunist. Jam i çuditur si e ka bërë se nuk bën veprime të dhunshme. Është një qytetar i kategorisë së parë në Tiranë. Reagon me mençuri, për një kohë të gjatë 10 vjeçare. Ai ka kap një element. Është poshtërim, ndihma më e madhe që i bëhet Edi Ramës në vjedhjen e votës është se e kapa këtë duke vjedh pse më kërkoni llogari mua. E ndihmon, pasi thotë faqja e zezë është Parlamenti europian.'

Avokati Përparim Çaça shton se Beleri sot erdhi si grek triumfator.

'Sot kishim një grek eurodeputet që erdhi në Shqipëri. Edi Rama duam apo jo, do ketë një mendim për hapat që do ndjek Shqipëria. Do jetë pjesë e një grupi që do jap një mendim. Se ka takuar apo jo Ramën, më shumë problem e ka ky të takoj Rama se Rama këtë. Ky zotëria u mundua të hyj në Shqipëri si triumfator. Protesta sporadike. Nuk ishte e organizuar.'

Arben Meçe nuk e shikon me rëndësi nëse Beleri u takua me Ramën apo jo pasi takime të tilla janë kortezi.

'Shqetësimi më i madh u takua Beleri me presidentin e Republikës. Delegacioni takohet me presidentin. Delegacionin është një trup dhe në etikën diplomatike bën takime me kryeministrin, parlamentin se është pjesë e parlamentit. Takime kortezi. Nuk mendoj se është e debatueshme takoi apo jo kryeministrin. Është kortezi. Nuk është bashkëbisedim të karakterit të informacionit. Takimi i punës është vetëm kjo sot me grupet parlamentare. Qëndrimi im për Belerin, është Armik i popullit shqiptar, vjedhës votash. Mua nuk më indoktrinon njeri. Populli shqiptar e ka zhvlerësuar, ne po e vlerësojmë tani. Grupi i PPE është aleati kryesor i PD-së.'

Ajo që shikon ai në këtë vizitë është provokimi i shtetit grek përmes Fredi Belerit, të cilës populli shqiptar i është përgjigjur me neglizhencë.

'Ajo që më shqetësoi është që ministria e jashtme greke ka reaguar ndaj këtij personi. Dhe ka një deklaratë që qeveria shqiptare nuk garanton sigurinë e një eurodeputeti.

Populli shqiptar mund të dilte edhe me 10 mijë veta, por e ka neglizhuar sepse vlera e tij është zero. Provokimit të shtetit grek i përgjigjemi me indiferencë, media e ka trajtuar. Populli shqiptar po e trajton si mik, pasi ka ardhur si eurodeputet.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Beleri në Tiranë, Përparim Çaça: Erdhi si triumfator! Sot kishim një grek eurodeputet që vjen në Shqipëri

 

Avokati Përparim Çaça e shikon ardhjen e Fredi Belerit sot në Tiranë si një triumfator. Në 'Repolitix', Report Tv, Çaça thekson për Denis Mingën se tashmë Beleri vjen si grek eurodeputet dhe jo më si minoritar nga Himara.

'Sot kishim një grek eurodeputet që erdhi në Shqipëri. Edi Rama duam apo jo, do ketë një mendim për hapat që do ndjek Shqipëria. Do jetë pjesë e një grupi që do jap një mendim. Se ka takuar apo jo Ramën, më shumë problem e ka ky të takoj Rama se Rama këtë. Ky zotëria u mundua të hyj në Shqipëri si triumfator. Protesta sporadike. Nuk ishte e organizuar.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/10/2024 07:10

    Fredi Belerit plerit pritjen ja bin siç e meritonte. Turp i madh ēshtē dhe pēr Evropēn qē ka njē eurodeputet tē till.

    Përgjigju
  • asolingo: 30/10/2024 06:31

    Ne shqiptaret jemi shume "demokrate"vetem e vetem per syte e botes,sahanlepiresa,servila,mbajeni ju a la dobiçin ne derë analfabeti dhe vrasesi njekohesisht.Turp o mostra behuni vetvetja,behuni patriota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën