BRUKSEL - Policia belge në Sint-Niklaas të Belgjikës, ka arrestuar dje një shqiptar i cili po gjurmohej për trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrje në bandat kriminale, është arrestuar nga ekipi FAST, policia federale.
 
“Bëhet fjalë për një shqiptar me një rekord tepër të pasur kriminal në fushën e trafikimit të drogës”-thotë Zyra e policisë në Dendermonde. I dyshuari Arjan S. u arrestua të martën pasdite në rrugën Perëndimore në qendër të Sint-Niklaas. Ai ishte në bordin e një “Audi A6”.
 
"Arjan S. është raportuar në arenën ndërkombëtare dhe është i kërkuar në mënyrë aktive nga Italia dhe Shqipëria për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe si anëtar i një organizate kriminale. Pas arrestimit të tij, rezultoi se ishte në posedim të dokumenteve të falsifikuara me identitete bullgare.
 
Italia dhe Shqipëria kërkojnë ekstradimin e tij. Në Itali u dënua me burg 24 vjet, ndërsa Shqipëria e kërkon pasi organizoi trafikun ndërkombëtar të heroinës"- tha zëdhënësja e prokurorisë Caroline Jonckers.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)