Autoritetet belge kanë vendosur që të ekstradojnë në Francë, terroristin e sulmeve në Paris Salah Abdeslam. Salah Abdeslam u arrestua dy javë më parë në Molenbek, 3 ditë para sulmeve terroriste të Brukselit.

Pas arrestimit, Salah nuk pranoi fillimisht që të bashkëpunonte me autoritete belge pasi nuk donte të esktradohej në Francë, por pas sulmeve të 22 marsit në aeroportin e Zaventemit dhe metronë e Maelbeekut, ai ndërroi mendje.

Salah Abdeslam, akuzohet si i dyshuari kryesor i sulmeve terroriste në 13 nëntor të 2015 në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)