Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar 200 milionë dollarë për rindërtimin e Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese.

Gjatë një lidhjeje telefonike me televizionin publik Venezolana de Television (VTV), presidentja në detyrë Delcy Rodriguez bëri të ditur se tërmeti është pasuar nga 30 lëkundje të tjera.

Ajo tha se fondet e FMN-së do të përdoren për rindërtimin e infrastrukturës, spitaleve dhe banesave të familjeve që kanë humbur shtëpitë, ndërsa do të vihen në dispozicion edhe linja kredie për personat që kanë humbur aktivitetin e tyre kryesor ekonomik.


Lajmi kryesor:

Venezuela goditet nga dy tërmete të fuqishme, 7.2 dhe 7.5 ballë, bilanci paraprak: 160 të vdekur, 900 të plagosur e mbi 20,000 të zhdukur (VIDEO)