Belgjika "kryqëzon" Turqinë:
Mos na trego ç'duhet të bëjmë 

Belgjika Mos na trego ç'duhet të bëjmë ">
Reagim i ashpër nga Kryeministri i Belgjikës ndaj përfaqësuesve të ambasadës turke. Sipas Kryeministrit të Belgjikës, Bashkimi Europian duhet të reagojë prerazi ndaj Ankarasë.

Deklaratat e bëra nga ana e ambasadës turke në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes nesh nuk qenë aspak të drejta. Në deklaratën e tij për gazetën “Anvers” këshilltari për shtyp i ambasadës turke, Vejsel Filiz, është shprehur se Lëvizja “Gylen” është një organizatë terroriste; qeveria flamande ka marrëdhënie të mira me institucionet e kësaj lëvizjeje dhe se Kryeministri është duke mbështetur terrorin duke mbajtur marrëdhënie të mira me to.

Mbi të gjitha, Vejsel Filizi u shpreh se qeveria belge duhet t’i hetojë me kujdes Lëvizjen “Hizmet” dhe institucionet e saj, hetim përmes të cilit ka për ta kuptuar menjëherë se, në fakt, është duke mbështetur terrorin.
 
Kryministri Bourgeois ka reaguar menjëherë, duke u shprehur me këto fjalë për agjensinë zyrtare të lajmit “Belga”:

Këto deklarata janë të papranueshme, për më tepër, të lajthitura. Është e papranueshme dhe e paimagjinueshme që një ambasador t’i mësojë qeverisë flamande dhe Kryeministrit se si duhet të veprojë. Nuk e pranoj kurrsesi akuzën se po mbështesim ndonjë organizatë terroriste. Nëse ka ndonjë njeri që ka dijeni për praninë e ndonjë bashkëpunimi ilegal besoj se duhet ta dijë që duhet të paraqitet menjëherë përpara gjykatave të pavarura për këtë.” “Gjithashtu, nuk e pranoj që Lëvizja “Gylen” të jetë organizatë terroriste.”

Pasi theksoi se Belgjika është një vend ku mbizotërojnë ligjet e shtetit të së drejtës, ai nënvizoi dhe solli në kujtesë nenin 41 të Marrëveshjes së Vjenës, e cila rregullon marrëdhëniet diplomatike.

Ky nen u parashtron diplomatëve të vendeve të tjera që t’u binden ligjeve të vendit ku gjenden dhe se nuk kanë asnjë të drejtë që të përfshihen në çështjet e brendshme të tij. Në fund, ai tha se Bashkimi Europian duhet të mbajë një qëndrim të prerë ndaj kërkesave të tilla që vijnë nga ana e Ankarasë.

Një tjetër reagim ndaj kërkesave të paligjshme dhe joprotokollare që vijnë prej ambasadave të Republikës së Turqisë erdhi edhe nga Somalilandi.

Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Dr. Saad Ali Shire ka bërë një deklaratë ku ka thënë se shkollat turke në vendin e tyre do ta vijojnë aktivitetin e tyre rregullisht.
Ministri Shire u shpreh se Somalilandi është një shtet i së drejtës dhe se, për sa kohë që nuk kanë kryer asnjë krim, ata janë të lirë të vazhdojnë zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Sipas tij as që bëhet fjalë për ndonjë kthim të personelit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani

Terapia e parë e modifikimit të gjeneve mund të kurojë çrregullimin e gjakut! Do të ofrohet në Britani