Atentati për hakmarrje në Vlorë! Shpati Lena u ekzekutua në ditën e lindjes, po shkonte në burg me shokun! Do takonin Eduart Xhezon

Zakonisht hasmit dinë gjithnjë detaje të jetës për njeri - tjetrin. Edhe ai që donte vdekjen e Shpati Lenës, duhet të ishte në dijeni për 18 gushtin, kur Lena mbushte 37 vjeç. Nëse vrasja ndodhi për hasmëri, atëhërë ai ka çuar në vend një amanet. Kështu të paktën thonë ligjet e pashkruara të hakmarrjes; vrite ditën kur ka lindur! Geno ose Shpati Lena u ekzekutua në këtë datë. 

Ai bashkë me shokun e tij, Hakim Xhezon, nga Vlora ishin nisur drejt burgut të Lushnjes, për të takuar vëllain, Eduartin. Në Benz u gjetën rroba dhe ushqime, që do t’ia çonin Eduart Xhezos në qeli, i dënuar me 15 vite për vrasjen e Arben Beqirajt më 2019 në plazhin e Vlorës.

Një ditë pas ngjarjes, antikrimi duket se nuk ka siguruar prova apo informacione të vlefshme për zbulimin e vrasësve, megjithë shoqërimin e disa personave. Burime për Report Tv, pretendojnë se nga një kamer sigurie në hyrje të autostradës Vlorë -Fier, u pa që autorët mbanin kapuç dhe mjeti i tyre tip BMW ishte me xhama të zinj. Mbi viktimat u qëllua me dy kallshnikovë, kurse i treti nuk është përdorur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e enjtes rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja. Të paktën tre persona morën pjesë fizikisht në ekzekutimin e 34-vjeçarit Hakim Xhezo dhe 37-vjeçari Shpati Lena. Mbi 60 plumba u qitën në drejtim të mjetit të tyre që përfundoi në kanal. Trupat e pajetë ishin shpuar tej për tej nga shumë plumba. Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në rrugën Levan Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” brenda të cilit u gjetën 3 kallashnikovë.

Pista kryesore ku po dyshon policia është hakmarrja për një ‘sherr banal’ për kalin pothuajse fiks 3 vite më parë që i mori jetën Arben Beqirajt në Vlorë.

Vrasja pas një sherri për kalin që mund t’i këtë marrë jetën Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos

Atenati me dy viktimat në Vlorë, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në 4 gusht të vitit 2019 në zonën e plazhit në qytetin bregdetar. Pikërisht vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, plagosja e djalit të tij Erigert Beqirajt dhe nipit të tij Nesim Hodajt, nga Eduart Xhezo, pas një sherri për kalin në pronësi të autorit, dyshohet se mund të jetë shkaku i atentati ku u ekzekutua Shpati Lena dhe Hakim Xhezo. Shpati Lena ishte miku i ngushtë, ndërsa Hakim Xhezo është i vëllai i pronarit të kalit, Eduart Xhezos. I vëllai nuk rezulton i përfshirë në ngjarjen e 4 gushtit, por mund të jetë vrarë për hakmarrje ndaj Eduartit, i cili po vuan dënimin me burg. Shpati Lena u arrestua në mars të këtij viti, për ‘përkrahje të autorit’, ndërsa u la nga gjykata me masën ‘detyrim paraqitje’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
U ekzekutua bashkë me Hakim Xhezon për hakmarrje në autostradën Vlorë-Fier, del fotoja, ja kush është Shpati Lena

1660917561_SHPATILENA.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Shpati Lenës, 37-vjeçarit i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi një ditë më parë, bashkë me Hakim Xhezon, për hakmarrje. Shpati Lena ishte i përfshirë në vrasjen e Arben Beqirjat në Vlorë në gusht të vitit 2019, vrasje për të cilën është dënuar si autor Eduart Xhezo, vëllai i Hakim Xhezos që mbeti i vrarë dje.

Ora 10:35
Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, autorët ishin maskuar me kapuçë! Qëlluan me 2 kallashnikov nga 'BMW' me xhama të zinj

1660898642_.jpg

Kamerat e sigurisë në hyrje të autostradës kanë zbuluar lëvizjet e autorëve të atentatit me 2 viktima në Vlorë. Report Tv mëson se ishin të maskuar me kapuçë dhe qëlluan me 2 kallashnikov nga automjeti tip BMW me xhama të zinj dhe targa italiane që u gjet i djegur në Frakull të Fierit.

Ndërkohë policia ka marrë kamerat e sigurisë për të parë lëvizjet e viktimave pasi mësohet se kanë qenë në ndjekje. Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç, vëllai i Eduard Xhezos aktualisht në burg për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, u ekzekutuan dje me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë.

Autorët, të cilët dyshohet se janë vrasës më pagesë, i prenë rrugën makinës tip ‘Mercedes Benz’ më të cilën udhëtonin dy viktimat, me qëllim uljen e shpejtësisë. Sapo kanë dalë paralel me makinën, 2 prej tyre, të cilët ishin pasagjerë, pasi njëri drejtonte mjetin, kanë zbrazur mbi 30 plumba me kallashnikovë, në drejtim të mjetit që po udhëtonte Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, duke i lënë të vdekur në vend. Pasi u qëlluan me breshëri kallashnikovi, mjeti i tyre i bërë ‘shoshë’ nga plumbat dhe i mbuluar nga gjaku, doli rruga duke ecur mbi 200 metra dhe përfundoi në një kanal.

Brenda BMW që u gjet i djegur kishte 3 kallashnikov, njërin prej të cilëve autorët e kishin rezervë për çdo të papritur që mund t’i dilte gjatë atentatit të planifikuar. Viktima Shpati Lena lëvizte nëpër Vlorë me makinë të blinduar, pasi siç duket i ruhej një atentati, por jo dje kur e vranë në autostradën Fier-Vlorë.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 19/08/2022 21:55

    Cfare fati qe kane keto te fortet. Tani edhe daten e vdekjes e personalizuan ashtu sic bejne me targat e makinave.

    Përgjigju
  • Ska rendesi: 19/08/2022 19:14

    Po ca cendi jemi bere?? Hajdute kriminele vrases korrupsion deputet gjygjtare mashtrues..kjo esht e ardhmja..jetoj jashte per fat timin e gjithsekish me pyet a ja vlen te shkosh per pushime ne shqiperi i them qe nuk ja vlen. E kur lexoj qe vriten njerezit per nje fjale goje apo se bejne te fortit me motora uji nuk pendohem aspak. Te mjeret ju populli qe punon e qe ka ende shprese.

    Përgjigju
  • O vlora: 19/08/2022 18:10

    Na tregoni se spo marrim vesht ky shpati i ka ren njeriu me qaf apo se meritonte te vritej

    Përgjigju
    • Vlor: 19/08/2022 18:45

      U vra cfar do me lere te prehet ne paqe

  • Rilindasi: 19/08/2022 17:47

    Shshshsh.... Mos bëni zhurmë se do zgjoni Policinë që po fle për qejf të bubit.

    Përgjigju
  • Elton: 19/08/2022 17:05

    Hajt ta gëzosh ditëlindjen fat dhe mbarësi në jet

    Përgjigju
    • A B: 19/08/2024 18:00

      Ne koken tende, o njeri negativ!

    • Trimi mire me shoke shume: 19/08/2022 21:56

      Marrte me vete te tjere nga pas

    • Vlor: 19/08/2022 17:54

      O njeri negativ pse shpirtin e keq

    • Vlor: 19/08/2022 17:51

      Mbi te gjitha jemi shqiptar pse kaq urrejtje me njeri tjetrin

    • Vlor: 19/08/2022 17:49

      Po pse o shpir i keq. Mir njeri do themi hajde po tjetri Ca' faje kishte

  • Shpat kasapi: 19/08/2022 16:30

    Eshte dhurate ekstremisht e vecante per ditelindje Por kur e meriton e meriton.. Ka dhe shume tjere, po shume po vonojne Dhe po se kane ditlindjen mos te presin, Tia bejne surprize dhe para ditelindjes.. Kjo vlen per tiranen shkodren vloren lacin e lezhen E fierin e beratin e korcen.

    Përgjigju
  • Shiku shpati: 19/08/2022 14:47

    Hajt edhe 100 ta gezofsh ditelindjen

    Përgjigju
    • Dona: 19/11/2022 22:36

      Nuk po te uroj te njejten gje per ditelindjen tente mor shpirt keq si ti dhe ai tjetri siper, por mjer shqiperia jone qe ka njerez te pa shpirt si juve. Gjynah o Zot se po na ik rinia. Drite shpirti atje lart e jeten e gjate familja.????????????????

  • Daje Ceni prej Kavaje: 19/08/2022 14:23

    E hoqi shteti denimin kapital e ka vene populli

    Përgjigju
  • Zara: 19/08/2022 13:42

    Keto jane ne kuader te masave turistike te shtetit dhe partise sone. Qe bota te "shijoje" realitetin obskurantist mavi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës