Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga
PRISHTINË, 29 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Belgjika do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit evropian të Kosovës, tha sot shefi i Zyrës Diplomatike Belge në Prishtinë, Pascal Gregorie, në takim lamtumire te Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga, sipas njoftimit nga zyra e saj, vlerësoi mbështetjen e Belgjikës për të ardhmen evropiane të Kosovës. Ajo falënderoi Gregorien për angazhimin dhe përkushtimin e tij në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.
Shefi i Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Pascal Gregorie, u falënderua për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve kosovare. /a.ke/
/Shqiptarja.com