Belgjika në ditë zie, mbërrijnë
trupat e viktimave të aksidentit

Belgjika në ditë zie, mbërrijnë <br />trupat e viktimave të aksidentit
BRUKSEL – Janë nisur mëngjesin e sotëm nga aeroporti i Sion, në Zvicër, dy Hercules C130 të aeronautikës ushtarake belge me në bord arkivolet e viktimave të aksidentit të së martës së kaluar ku një autobus me shkollarë u përplas në një tunel. Gjatë përplasjes kanë humbur jetën 22 fëmijë dhe 6 të rritur.

Ndërsa gjatë natës janë kthyer në Belgjikë fëmijët e parë të mbijetuar. Hetimet për të kuptuar dinamikën e aksidentit janë ende në vazhdim, por hetuesit kanë përjashtuar shpejtësinë e lartë si shkak të aksidentit. Për momentin janë tre hipotezat: një problem shëndetsor i shoferit, një problem teknik ose një gabim njerëzor.

Sot në Belgjikë është shpallur zi kombëtar. Në orën 11:00 u mbajt një minutë heshtje në të gjithë vendin. Kryeministri Elio Di Rupo ka deklaruar se ende nuk e ka gjetur “mënyrën më të duhur” për ceremoninë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike