Belgjika vijon kërkimet për të dyshuarin kryesor të sulmeve në Francë

 /ATSH-AFP/ - Belgjika është vënë në gjendje gatishmërie duke shpërndarë sot forca të shumta ushtarake në zonat më të ndjeshme, ndërkohë që Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve terroriste në Paris me shumë gjasa i armatosur, është në arrati.
Policia belge ka lëshuar një mandatarrest të ri kundër Salah Abdeslam, shtetas francez i lindur në Bruksel, i moshës 26 vjeç.
Një operacion i gjerë policor i ndërmarrë sot kishte si objektiv të merrte në pyetje persona në lagjen e Brukselit, Molenbeek, por pa një rezultat konkret.
"Fakti që ai është gjithmonë në lëvizje, është konsideruar si "i rrezikshëm", pasi ka gjasa të jetë i pajisur me armatime të rënda", referuar policisë belge, e cila ka njoftuar autoritetet të shpallin nivelin 3 (kërcënim të mundshëm dhe të vërtetë) nga 4 shkallë të gjendjes së gatishmërisë.
"Kishte të dhëna që ai ndodhej në Molenbeek. Nuk mundën ta gjenin dhe ta arrestonim. Ky fakt na çoi në rivlerësimin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë", sqaroi ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon në radion publike belge.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

5 destinacionet më të preferuara nga turistët, kryeson Kalaja e Gjirokastrës! Rama: Numri i vizitorëve është rritur me 42% krahasuar me vjet