Belgjikë, gjeniu Laurent Simons largohet nga universiteti, 9 vjeçarin e presin në SHBA

Belgjikë, gjeniu Laurent Simons largohet nga universiteti, 9 vjeçarin e presin në SHBA

Fëmijët me prirje prej gjeniu mund të kenë prindër që kanë teka fantastike.

Një muaj më parë për Laurent Simons, 9 vjeç, u dha lajmi se ishte duke marrë një diplomë në inxhinieri elektronike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven (TUE) në Hollandë dhe se ai do ishte i diplomuari më i ri në botë. ReKord. Por Simons e ka braktisur shkollë. Arsyeja? Një mosmarrëveshje për datën e mbrojtjes së diplomës.

Universiteti, pasi mori në konsideratë numrin e provimeve që Simons nuk kishte kryer ende, vendosi ta këshillojë atë që t’i mbarojë studimet e tij deri në mes të vitit 2020, në vend që në fund të dhjetorit. Por këshilla e tyre u refuzua... nga babai i gjeniut.

I ofenduar prej universitetit, familja e Laurent Simons  vendosi që djali t’i braktisë studimet në Holandë dhe të pranojë një ofertë tjetër për një doktoratë në Shtetet e Bashkuara.

Familja Simons nuk e ka caktuar ende datën për fillimin e studimeve në Shtetet e Bashkuara, as nuk ka zbuluar se në cilin universitet do të vazhdojë studimet Laurent Simons, por ka pohuar vetëm faktin se do të bëjë një doktoraturë kërkimore në inxhinierinë elektronike.

Simons ka një kuotë inteligjence të barabartë me 145, shumë me e lartë se mesatarja.

Djali me aftësi të rralla arrin të zgjidhë probleme shumë komplekse, që një i rritur me aftësi të zakonshme mund ti zgjidhë në jo më pak se dhjetë javë.

Lëndët e tij të preferuara janë matematika, shkenca dhe aplikacionet teknike.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja