BRUKSEL- NATO-ja nuk ka konstatuar levizje të mëdha dhe të konsiderueshme që të konfirmojnë deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin të tërheqjes se 17 600 ushtarëve rusë që ndodhen përgjat kufirit ukrainas, njoftoi sot një përgjegjës ushtarak.
"Do të na pëlqente të mund të përshëndesnim tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën, pasi ky do të ishte një hap në drejtimin e duhur. Por për momentin, nuk kemi vërejtur lëvizje të konsiderueshme në këtë drejtim", theksoi ky oficer i NATO-s.
Presidenti Vladimir Putin urdhëroi të shtunën në mbrëmje tërheqjen e trupave ruse të vendosura që prej kësaj vere përgjat kufirit Ukrainas, në përfundim të një javë intensive me aktivitete diplomatike mbi çështjen ukrainase.
Të premten në mëngjes, Putini do të takojë presidentin ukrainas Petro Poroshenko gjatë një mbledhje në Milano.
Sipas Kremlinit urdhëri i tërheqjes ka të bëjë me 17 600 ushtarë të impikuar në manovra ushtarake që prej verës në rajonin Rostov, në jug të Rusisë, pranë ultësirës së Donbasit në Ukrainë.
Rusia akuzohet nga Perëndimorët, se ka dërguar ushtarë të armatosur rëndë që të luftonin në krahë të separatistëve prorusë në këtë rajon. Për më tepër, rreth 20 mijë ushtarë ishin grumbulluar përgjatë kufirit, në krahun rus, që prej kësaj vere, sipas të dhënave të fundit të NATO-s./ATSH/