Belind Këlliçi ka hapur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar duke i dhënë mesazh bashkimi demokratëve, të cilët kanë marrë pjesë në votime gjatë këtyre muajve dhe thotë me bindje se do të arrijnë fitoren. Sipas tij, demokratët mund të kenë humbur durimin pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, por e gjetën forcën për të ecur para.
"Ne vijmë këtu pas një procesi jo të lehtë. Shumë kanë duruar demokratët këto 8 muaj. Nga zhgënjimi i 25 prillit dhe nga përpjekja për të mbajtur peng PD, kam parë demokratët, i janë nënshtruar shumë proceseve dhe i janë drejtuar disa herë kutive të votimit.
Mund të kenë humbur durimin, por gjetën forcën për të ecur para e për të dalë nga gjendja e kënetës ku ishim zhytur. Kur shihnim qendrat e votimit që mbanin radhë në ditë vështirësie, trishtimi e padrejtësie, të mbushet zemra plot. Them sa krenar jam që jam pjesë e PD. Partinë nuk e bën as vula, as godina.
Ky Kuvend i ka të gjitha shanset të kthehet në Kuvend Historik se nëse sot Shqipëria lëngon, ka ndodhur dhe për fajin tonë. Duhet të mbajmë përgjegjësi përse e lejuam të ndodhë. Gjendja e Shqipërisë do të ndryshojë. Kjo rrugë do ta ndryshojë njëherë e mirë Shqipërinë. Ne duhet të vendosim votën e lirë si modelin e vetëm. Forca demokratë, ditët më të mira i kemi ende para nesh, fitore", tha Këlliçi.
Lajmi kryesor: