'Rithemelimi' mbledh Kuvendin! Berisha rrëzohet teksa merr fjalën! Braktiset nga shumica e deputetëve të PD! Ndryshime statutore, më 22 maj zgjidhet kryetari i ri i partisë! Shkarkohet Alibeaj

Për rreth 8 orë, Sali Berisha mbajti sot Kuvendin Kombëtar, ku në Pallatin e Kongreseve u mblodhën 1425 delegatë nga 1800 gjithsej. Kryefjala në fjalimet që u mbajtën në Kuvend ishin thurja e lavdeve për Berishën, por nga ana tjetër nuk munguan as kritikat e forta ndaj Amerikës dhe Lulzim Bashës. I vetmi që bëri diferencën ishte i zakonshmi Fatbardh Kadilli që ia bëri të qartë demokratëve se me ish-kryeministrin nuk kanë të ardhme.

Të gjithë deputetët që ndjekin linjën zyrtare të PD-së u ftuan në Kuvend, por ata e braktisën Sali Berishën, ku të vetmit që iu përgjigjën pozitivisht ftesës ishin Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj. Zhupa tha se veprimi i saj nuk duhet lexuar si akt përfundimtar i bashkimit me njërën apo palën tjetër, por vetëm si një hap drejt bashkimit. Edhe pse u shpërfill nga 35 deputetët, Berisha nuk hezitoi në fund të punimeve të Kuvendit që t’iu bënte sërish ftesë atyre t’i bashkohen shumicës fituese, siç ai e quan ‘Rithemelimin’. Ai ‘premtoi’ se nuk do t’i ‘ndëshkojë’ deputetët që nuk iu bashkuan ftesës së tij.  

Krahas mungesave, ky Kuvend shënoi edhe rikthimin e ish-themeluesve të Partisë Demokratike. Mes tyre ish-Ministri Arben Imami, Myslym Murrizi e Rudina Hajdari, që përgjatë vitit të kaluar mbajtën fushatë zgjedhore duke anatemuar edhe Lulzim Bashën edhe Berishën. Jozefina Topalli mori vëmendjen e medias, e cila pavarësisht se kishte deklaruar se në PD do të kthehej kur të ikte Lulzim Basha, u pa prapë si surprizë në krah të Berishës. Të gjithë emra në listën për Këshillin Kombëtar. Në këtë organ të lartë vendimmarrës automatikisht janë pjesë të gjithë anëtarët e Grupit Parlamentar përfshirë edhe Lulzim Bashën.

Në nisje të Kuvendit, u miratua Komisioni i Punimeve që përbëhet nga: Albani Vokshi, Ivi Kaso, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Ervin Minarolli. Ndërsa sekretariati teknik përbëhet nga Ledio Nuraj, Nada Daullja, Minushe Laze. Po ashtu pati edhe materiale të përgatitura për situatën në PD. Në këtë Kuvend, u shpall 22 maji si data për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, që Berisha nuk e ka fshehur se synon t’i rikthehet drejtimit të selisë blu.

Kuvendi nisi me fjalën e Belind Këlliçi, i cili hapi punimet, pas tij folën Arben Imami, Bardh Spahia, Artan Hoxha, Jozefina Topalli, sërish Këlliçi që prezantoi ndryshimet statutore, të cilat u miratuan. Ndër ndryshimet statutore, u shpall vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD që do ta zgjedhë Këshilli Kombëtar. Sali Berisha e mbajti fjalën. Ashtu siç ia kishte ‘premtuar’ e shkarkoi Enkelejd Alibeajn nga pozicioni i kryetarit të grupit parlamentar të PD. Por se sa mund ta zgjedhë Këshilli Kombëtar kryetarin e grupit të ri kur Berisha as nuk i afrohet shumicës së anëtarëve të grupit parlamentar kjo është shumë në pikëpyetje pasi Rregullorja e Kuvendit parashikon se janë deputetët ata që e zgjedhin. 

Berisha mbajti një fjalim shumë të vakët, me mesazhe që i ka përsëritur me dhjetëra herë. Dhe si për t'i dhënë pak ‘kripë e piper’ fjalimit të tij i parapriu një incident i vogël. Me kokën dhe dy gishtat lart, duke përshëndetur të pranishmit në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, Berisha 'harroi' të shihte se ku hidhte këmbët, e për pasojë u rrëzua. Ai u ndihmua nga truprojat e tij dhe u ngrit brenda pak sekondave duke vijuar normalisht me fjalën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar se do ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet e se do të nisë fuqishëm betejën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e konsideron kriminale. Berisha pemtoi këtë të shtunë, në Kuvendin e Partisë Demokratike se Shqipëria do të jetë vendi me taksat më të ulëta në Evropë. Përballë 1425 delegatëve, Berisha akuzoi edhe njëherë ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për pazare me kryeministrin Edi Rama.

Kuvendi votoi në mënyrë të fshehtë për anëtarët e Këshillit Kombëtar, ku pritet që të dalin edhe emrat e 150 anëtarëve dhe bashkë me ata 'ex officio' do të zgjedhin nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe Kryesinë e Partisë. Mes emrave për kandidatë për anëtarë të institucionit të dytë më të rëndësishëm të PD vihen re besnikë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku nuk kanë munguar edhe ish-funksionarë të lartë në kohën e qeverisjes së PD-së. Kanidatë për anëtarë janë edhe ish-ministri Spiro Ksera, i dënuar nga gjykata e Tiranës me 8 muaj burg, për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës. Po ashtu janë edhe emra të njohur si aktori, Bujar Kapexhiu dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti, të cilët ishin së fundnmi në tryezën e përbashkët që Berisha bëri për arsimin, moderadorja Fjoralba Dizdari, aktori Julian Deda, këngëtari Renis Gjoka si edhe aktorja Rajmonda Bulku.

Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:

1.Miratohen ndryshimet në statut
2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD 
3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD
4.Miratohet rezoluta.
5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Ka nisur procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Procesi i numërimit po zhvillohet në selinë e PD-së.

 

Ora 18:24
Kuvendi i rrëzimit të ‘non gratave’, edhe Liri Berisha ra në mes të turmës

Kuvendi i 30 prillit, kuvendi i rrëzimit të ‘non gratave’. Protagoniste e parë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, u bë bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha. Liri Berisha teksa po përshëndetej me me të pranishmit në Kuvend, u pengua dhe u rrëzua në dysheme për pak momente. 

Me ndërhyrjen e truprojave gjithçka u zgjidh brenda pak çastesh. Por kjo nuk ishte e vetmja, edhe ish-kreu demokrat, teksa ecte si triumfator për të hipur në podium, u pengua në shkallë dhe ra në një mënyrë të rëndë. Truproja e tij e ngriti peshë menjëherë. 

Nuk mjafti me kaq, Berisha, siç duket nga lodhja, nuk ka mundur që të rezistojë edhe në një moment tjetër. Sapo mbaroi votimin për anëtar të Këshillit Kombëtar, Berisha sërish shihet në një moment dobësia, teksa nuk e mbajnë dot këmbët. Ndërsa në fund, teksa po largohej, 'qershia mbi tortë', ishte edhe takimi imagjinar i Berishës, pasi u pa duke i zgjatur dorën dikujt, kur në fakt nuk kishte askënd përballë, por vetëm badigardin e tij.

Ora 18:14
Pas rrëzimit, Berisha i jep dorën ‘fantazmës’ (VIDEO)

Sali Berisha duket se është lodhur në orët e gjata të Kuvendit që u zhvillua sot. Teksa po zbriste shkallët në Pallatin e Kongreseve duke u larguar, Berisha u filmua duke i dhënë dorën një ‘fantazme’. Siç shihet, Berisha zgjat dorën për të takuar dikë, por kur sheh që ka veç badigardin në krah, e tërheq dorën. Një incident i tillë i ndodhi pak ditë më parë edhe presidentit Joe Biden.

Ora 17:55
Memet ‘pikante’, rrëzimi i Berishës bën xhiron e rrjetit

 

Rrëzimi i Sali Berishës sot teksa po merrte fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD-së, po bën xhiron e rrjetit. Foto të montuara me humor me imazhin e rënë të ish-kryeministrit, po qarkullojnë në mediat sociale.

Ora 17:44
Berisha: Alibeaj i shkarkuar, asnjë masë për deputetët që nuk morën pjesë! Treni i fitores nuk ndalet

 

Sali Berisha thotë se nuk do të marrin asnjë masë ndëshkuese për deputetët e PD-së që nuk morën pjesë në në Kuvendin Kombëtar. Berisha tha se Enkelejd Alibeaj është i shkarkuar nga posti i kreu të grupit parlamentar.

“Nuk ka një përjashtim por realitetet janë realitete. Nëse u bë një vështrim retro u bë si një apel për tu bashkuar sa më shpejt. Ai është anëtar i grupit parlamentar dhe anëtar i PD. Ky Kuvend ishte i hapur, është në tagrin dhe të drejtën e tyre të bëjnë zgjidhjen e tyre. Këtë tren s’ka forcë që ndalon. Treni ecën drejt fitores. Grupi i ekspertëve do të përcaktojë procedurën e emërimit të kryetarit të grupit parlamentar që duhet të jetë një prej nënkryetarëve të partisë. Varet kush do të votohet për nënkryetar partie. Alibeaj është i shkarkuar”, tha Berisha.

Ora 17:41
U braktis nga 35 deputetë, Berisha: I ftoj të bashkohen me shumicën, ato që zgjedhin veçimin e drejta e tyre

35 deputetët munguan në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha pavarësisht se ai u kishte bërë ftesë. Berisha tha se deputetët duhet të bashkoheshin me shumicën.

'Tani të garantoj që ky Kuvend ishte Kuvend i bashkimit. Sot në  sallë ishim me qindra delegatë, aty në atë listë ka dhjetëra e dhjetëra të propozuar për anëtar të Këshillit Kombëtar nga ato demokratë që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Qëllimi i im total ka qenë bashkimi i bazës. Ju i shihni xhirot e ish-kryetarit për të kuptuar se dëshmojnë qartësisht se sa e bashkuar është PD në bazë. Një pjesë e mirë ishin këtu, një pjesë nuk ishin, ky tren nuk mund të ndalet kurrë. Treni i PD-së së rithemeluar është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë as një orë as një ditë të shpenzohet me problemet e brendshme, cilido që do ti bashkohet trenit është i mirëseardhur. unë do ta respektoj zgjedhjen e tyre, që kanë vendosur të mos bashkohen. Mbetem i interesuar që deputetët ti bashkohen shumicës së PD-së. U shkëputën për disa muaj dhe 6 marsi e tregoi qartë se kush ishte shumicë. Deputetët duhet të dilnin qartas në anën e shumicës. Do zgjidhet një numë ri pamohueshëm në këshillin Kombëtar. PD është e bashkuar, ato që zgjedhin veçimin është e gabuar.'- u shpreh Berisha.

Ora 17:35
Berisha pasi voton në Kuvend: Këtu përfundon kryetarokracia! Zgjodhëm në piedestal një elitë të re përfaqësuese

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha pasi votoi në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur prej tij foli për mediat për këtë Kuvend të cilin e quajti përfundimin e kryetarokracisë në PD.

“Në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërje të të cilit gjenden nga themeluesit tek anëtarët më të rinj të saj. Militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD por edhe intelektualë të shquar, të bashkuar me PD, për të rikthyer partinë në forcë fitimtare. Ky proces shënon edhe përfundimin me sukses të plotë të Kuvendit të Partisë Demokratike. Ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë. Vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në PD, e tëra e zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’, që të gjithë të propozuar nga anëtarësia ose të vetëdeklaruar.

Çdo votë do të tregohet para kamerave tuaja. Ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë në Shqipëri e ka origjinën te përjashtimi i votës së lirë. Model që e përshtati dhe ish kryetari i Partisë Demokratike. Çdo fletë votimi do të dalë para jush. Të gjithë kandidatët të ndjekin votë për votë rezultatin e tyre. Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve. Nesër në pushtet është garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj”, tha Berisha.

Ora 17:24
Kuvendi Kombëtar zgjedh 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha voton

 

Sali Berisha ka votuar pak minuta më parë në Kuvendin Kombëtar të PD. Ai ka votuar për 150 emrat që do të zgjidhen në Këshillin Kombëtar të PD.

 

Ora 16:04
Kapexhiu: Ndihem keq kur na thonë të vjetër, vendi ka një nevojë për doktor Berishën që të shërohet

 

Bujar Kapexhiu, ishte pjesë e Kuvendit të sotëm të Partisë Demokratike, ku dhe mbajti fjalën e tij. Aktori, u ndal me etiketimin që iu bëhet të moshuarve me termin i 'vjetër', ku tha se me të vërtetë janë të vjetër në moshë, por ama ata ecin në hapat e të rinjve dhe me energjitë e tyre.

'Pasi folën të gjithë me radhë erdhi edhe radha ime. Në fund të fjalimit kam thënë: Shqipëria është akoma e sëmurë nga plagët e diktaturës. Nuk është shëruar akoma ndaj ka nevojë të drejtohet nga një mjek. Në sallë pati duartrokitje dhe ovacione, por aq kisha edhe unë të shara jashtë nga kundërshtarët. Shqipëria vazhdoi rrokullisjen e saj. Sot kudo në biseda, fjalime në parlament e kudo që flitet e diskutohet për politikën, dëgjohet pa pushim një fjalë, i vjetër, i vjetër, i vjetër. Mua që me të vërtetë jam i vjetër, ndoshta më i vjetri në këtë sallë, më vjen keq dhe trishtohem në këtë fjalë që të drejtojnë ‘i vjetër, i vjetër’. Të jeni i sigurt se unë jam më i moshuar se doktori, por në këtë çast dua t’i bëj një falenderim. Doktor, në rininë tuaj megjithëse të re, megjithëse me vonesë na gjallërove dhe rinove të gjithëve. Faleminderit! Unë çuditem me një gjë.

Ç’është mosha?! Është një numër, numër individual që e di secili që ca e thonë ca nuk e thënë, sidomos zonjat dhe zonjushat i mbajnë të fshehur, megjithatë ne nuk i ngacmojmë që t’ia dimë moshën e tyre. Meqë jemi në ditë feste, e meqë po flasim për moshën po iu them diçka gazmore. Një zonjë shkoi te mjeku dhe pasi mbaroi vizitën, mjeku u ul në tavolinë dhe nisi të shkruante recetën e ilaçeve. Iu drejtua pacientes: Më falni zonjë, ne ilaçet për sëmundjen tuaj i japim sipas moshës, ju lutem sa vjeçe jeni? Ah doktor jam 20 vjeçe, por recetën ma jepni për 40. Ndryshoi mosha, atë që mund ta ndryshojnë të gjithë, por ne çuditemi me ata njerëz që janë të pa edukatë për mendimin tim. Ata drejtojnë gishtin dhe thonë i vjetër, i vjetër, i vjetër. Këtë mbiemër cilësor e vendosin kudo. Ka edhe nga ata që përveç fjalës së vjetër shton e diçka e të fshin edhe nga faqja e dheut. Të heq edhe nga të gjallët. Kjo është diçka krejtësisht e pa pranishme. Unë kam një thirrje për të rinjtë: Nderoni të moshuarit sepse ekzistenca juaj në jetë janë si rezultat i qenies dhe kujdesit të moshuarave. Të gjithë e dinë që problemin e trashëgimisë dhe traditës. Në problemin e trashëgimisë dhe traditës, shoqëria njerëzore është e zhvilluar. Ne ruajmë shumë gjëra.

Të rinjtë ndjekin më të moshuarit. Ata ecin në bazë të rezultateve të më të moshuarve dhe për t’i ngritur, çuar më tej. Nëse ndonjëri do të thoshte, jo, ka raste që ka të moshuar që ndjekin të rinjtë që ecin sipas hapave të tyre, por megjithatë asnjëri nuk do e besojë. Kjo është e vërtetë. Mund të thoni që a ka shembuj? Po, një e keni përpara. Unë jam një i tillë, unë jam i moshuar që ndjek hapat e një të riu dhe po i ndjek ato hapa për eksperiencën. Përse e bëj unë këtë? Unë e bëj këtë se më pëlqen dhe në këtë Kuvend jam zëvendësues. Unë në këtë Kuvend zëvendësoj djalin tim i cili është anëtari i PD, por jeton dhe punon jashtë shtetit. Unë erdha për të zëvendësuar atë që karrigia mos t’i mbetet bosh.', tha Kapexhiu.

Ora 15:49
Sot e shkarkoi në Kuvend e pasardhësin do ta zgjedhë Këshilli Kombëtar, por a e zëvendëson dot Berisha Alibeajn? Ja çfarë thotë Rregullorja e Kuvendit

Sali Berisha e mbajti fjalën. Ashtu siç ia kishte ‘premtuar’ e shkarkoi Enkelejd Alibeajn nga pozicioni i kryetarit të grupit parlamentar të PD.  Kuvendi i mbledhur prej tij sot pasi konstatoi vakancën e këtij pozicioni vendosi zgjedhjen e kryetarit të ri me votim nga Këshilli i ri Kombëtar.

Por teksa në Statutin e ri të PD sipas Komisionit të Rithemelimit përcaktohet që kryetari i grupit parlamentar do të zgjidhet nga Këshilli, në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë ka një mënyrë tjetër se si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar.

Grupi Parlamentar nuk është institucion partiak por institucion i Kuvendit të Shqipërisë.  Në nenin 16 të rregullores së Kuvendit përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin kryesinë e grupit ku bën pjesë dhe kryetari.

Duke qenë se Berisha ka vetëm 15 deputetë demokratë, me Ina Zhupën dhe Kasem Mahmutaj që ende nuk e kanë përcaktuar qartë anësinë, dhe janë 37 deputetë që nuk i binden urdhrave të tij, do të ishte e vështirë të zgjidhej një kryetar grupi nga deputetët që mbështesin sot Berishën.

Neni 16 i Rregullores së Kuvendit

Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe/ose zëdhënësi. Në mungesë të kryetarit të grupit, ai përfaqësohet nga zëvendëskryetari.

Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve parlamentare ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit zhvillon takim me kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim përcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit. Vendet e deputetëve të secilit grup parlamentar përcaktohen nga kryetari i secilit grup.

Grupet parlamentare miratojnë rregulloren e brendshme të organizimit të tyre

Ora 15:01
Rudina Hajdari zbut tonet ndaj Berishës, thirrje demokratëve: Të marrë fund lufta, dhuna e balta mes nesh! PD duhet të bashkohet në çdo qelizë

Asnjë prej deklaratave të fundit të Rudina Hajdarit , që Berisha i përket së shkuarës dhe se është e vjetra në PD, nuk ishin pjesë sot e fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit. Ish-deputetja i drejtoi një thirrje demokratëve për t'u bashkuar dhe për t'i dhënë fund përçarjes e luftës mes tyre. Hajdari tha shqiptarët presin një opozitë të fortë 'për t'i dhënë fund regjimit të Ramës'.

"Ndryshimet kushtetuese të 2008 kanë qenë të gabuara dhe prej atyre vendi është futur në një spirale autokracie dhe nuk po dalim dot. Ne demokratët e vuajtëm më shumë pasojën e kësaj. Kjo krizë i ka rrënjët pikërisht për të zëvendësuar demokracinë me autokracinë. Duhet të nisim rrugëtimin për ta shndërruar PD në një forcë të madhe opozitare sot dhe qeveri nesër. Sherret mes nesh duhet të marrin fund, balta mes nesh duhet të marrë fund, sherret mes nesh duhet të marrin fund. PD duhet të bashkohet në çdo qelizë të saj dhe të organizojë opozitën më të fuqishme që ka parë ky vend", tha ajo.  

Ora 14:26
Berisha paralajmëron protesta: Garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk voton kurrë pa ju!

 

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta për të drejtat e emigrantëve ndërsa me bindje tha se nuk do të ketë më kurrë proces zgjedhjesh pa votat e diasporës.

"Çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm. Unë garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk do të votojë kurrë për ju. Do mbushim rrugët dhe sheshet e Tiranës për të drejtat e patjetërsueshme. Shqiptarët kudo që janë do të kenë shtetësi shqiptare, shqiptarët në Kosovë dhe një marrëveshje me qeverinë e Kosovës do të gëzojnë dy shtetësi njësoj si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë", tha Berisha.

Ora 14:16
Berisha: Apatia e opozitës merr fund! Reforma në drejtësi e korruptuar, rikthejmë shtetin ligjor me institucionet më të mira europiane e amerikane

 

Zgjedhjet për kreun e PD nuk janë zhvilluar ende, megjithatë Sali Berisha, në Kuvendin Kombëtar, foli si kryetari i kësaj partie. Ai tha se apatia e opozitës ka marrë fund dhe se PD do të mbrojë të drejtat e qytetarëve. Megjithëse institucionet europiane e ato amerikane kanë asistuar në ngritjen e reformës në drejtësi, Berisha tha se ajo është e korruptuar dhe se do ta vendosë shtetin ligjor "me institucionet më të mira europiane dhe amerikane'.

"Ne u themeluam si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore. Sollëm ato që mungonim në vitin 1990, mungonte dinjiteti njerëzor. Sot nga do e nisim? Do e nisim sërish nga liritë dhe të drejtat njerëzore sepse këto vite ato njohën trysnitë më të mëdha, dhunimet më të thella. Shqiptarët e gjetën veten në mbretërinë e frikës. Ne gjatë asaj kohe nuk i dolëm zot shqiptarëve, por kjo merr fund! Ne do jemi aty ku dhunohet çdo e drejtë e popullit shqiptar. Aty ku dhunohet e drejta, lind protesta. Apatia e opozitës merr fund. Ne zotohemi, nesër në pushtet me institucionet më të mira europiane e amerikane, do bëjmë gjithçka të zhdukim pasojat katastrofale të kësaj reforme të korruptuar, të rikthejmë ligjin, të vendosim shtetin ligjor", tha ai.

Ora 13:57
Berisha ricikloi 'gardën e vjetër', por vetëm 17 deputetë të PD morën pjesë në Kuvendin e organizuar prej tij, munguan 35 (EMRAT)

Përgjatë Kuvendit Kombëtar të së shtunës, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ra në sy rikthimi i shumë figurave ''te vjetra'' që kanë dhënë kontribute në PD, ndërsa vazhdojnë ta qëndrojnë larg shumica e Grupit Parlamentar dhe gjenerata e re. Jozefina Topalli mori vëmendjen e medias, e cila pavarësisht se kishte deklaruar se në PD do të kthehej kur të ikte Lulzim Basha, u pa prapë si surprizë në krah të Berishës.

Në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri ishin edhe ish-Ministri Arben Imami, Myslym Murrizi e Rudina Hajdari, që përgjatë vitit të kaluar mbajtën fushatë zgjedhore duke anatemuar edhe Lulzim Bashën edhe Berishën.

Megjithatë, ndonëse jo për t’ju bashkuar Sali Berishës, por PD-së, sot në Kuvend u panë edhe një sërë ish-bashkëpunëtorësh të tij, që përgjatë këtyre kohëve kishin qëndruar të heshtur.

Ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë Teknike të 2017, Arben Beqiri, ish-zv.ministri i Financave Florion Mimo, apo figura të tjera që shiheshin si bashkëpunëtorë të Bashës, si ish-shefi i kabinetit Basha, Dorian Teliti e ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja, ish-deputetët Dashamir Tahiri e Asllan Dogjani, u panë në kuvendin e mbajtur sot nga ‘Rithemelimi’ në Pallatin e Kongreseve.

Madje punimeve sot iu bashkuan edhe artistët demokratë, Osman Mula që mbajti edhe fjalim, por edhe Rajmonda Bulku, që prej vitesh ishte distancuar nga politika. Në sallë çuditërisht ishte edhe Ina Zhupa, mbeshtetëse e fortë e Lulzim Bashës, e cila megjithatë sqaroi se ka ardhur në Kuvend për të bërë një thirrje drejtë ribashkimit të partisë.

Por pavarësisht rikthimit të ‘xhaketave të vjetra’, Sali Berisha nuk mundi të bindë për t’iu bashkuar Kuvendit, ata që mund të njihen si brezi i ri në PD, që zëvendësuan ‘gardën’ e vjetër në postet drejtuese.

Grida Duma, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj apo ish-zv.ministri i qeverisë Berisha, Alfred Rushaj që deri para 25 prillit shiheshin si qeveria hije, nuk iu bashkuan sërish grupit Berisha, duke lënë një boshllëk të madh edhe në Kuvendin e radhës së demokratëve dhe duke konfirmuar se bashkimi mes demokratëve është ende shumë larg. Larg nga Kuvendi i Berishës ka qëndruar edhe shumica e Grupit Parlamentar me në krye Enkelejd Alibeajn, të gjithë në pritje të vendimit të gjykatës, nga e cila pavarësisht mitingjeve, varet e ardhmja ligjore e forcës së parë opozitare.

DEPUTETËT QË REFUZUAN BERISHËN:

Berisha vetëm 17 deputetë të PD në Kuvendin e organizuar prej tij, mungojnë 35.

35 deputetët që nuk marrin pjesë: Agron Gjekmarkaj; Alfred Rushaj; Andia ulliri; Arbi Agalliu; Bledjon Nallbati; Dashnor Sula; Dhurata çupi; Emilja koliqi; Enkelejd Alibeaj; Eralda Bano (Tase); Fatjon Veizaj; Ferdinant Xhaferraj; Flamur Hoxha; Flutura Açka; Gazment Bardhi; Greta bardeli; Helidon Bushati; Ilda Dhori; Jorida Tabaku; Kastriot Piroli; Xhelal Mziu; Kreshnik Çollaku; Lefter Gështenja; Lindita Metaliaj; Lulzim Basha; Merita Bakiu; Orjola Pampuri; Ramadan Likaj; Saimir Korreshi; Seladin Jakupllari; Zef Hila; Zheni Gjergji; Ervin Salianji; Grida Duma; Tomor Alizoti.

17 deputetët që marrin pjesë: Agron Shehaj; Albana Vokshi; Belind Këlliçi; Bujar Leskaj; Edi Paloka; Edmond Spaho; Flamur Noka; Isuf Çelaj;. Luan Baçi; Luçiano Boçi; Elda Hoti; Oerd Bylykbashi; Sali Berisha; Sorina Koti; Tritan Shehu; Ina Zhupa; Kasëm Mahmutaj.

Ora 13:52
Berisha sulmon Bashën: Përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët! PD nuk vdes kurrë, drejtimi i ri është rruga e sigurt drejt fitores

 

Sali Berisha e ka nisur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen ndërsa garantoi se me drejtimin e ri të PD do të shkojnë drejt fitores. Teksa fliste për partinë që nuk vdes kurrë dhe u rithemelua nga ata që duan të shpëtojnë nga Edi Rama, nuk munguan duartrokitjet dhe thirrjet ‘O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do’.

“Do filloj fjalën time me një mirënjohje të pakufijshme ndaj jush, se qëndruat ju në idealet tuaja më të larta njerëzore, më të fortë se kurrë! Të çojmë para kauzën tonë. Jam për t’ju garantuar se me këta delegatë, me drejtimin e ri të PD do bëjmë gjithçka që të rinjtë, gratë të dalin sa më shumë në krye të kësaj partie si rruga më e sigurt e fitores së saj.

Kjo parti nuk vdes kurrë. Ju e rithemeluat atë sepse doni të fshini nga faqja e dheut regjimin e bazuar në krimin, drogë, urrejtjen ndaj shqiptarëve. Së bashku rithemeluam PD sepse ne donim që kjo parti, ashtu sic lindi, të mbetej avokate e pamposhtur e vlerave të arrira tradicionale të shqiptarëve. Donim të shpëtonim nga një albanofob bastard, Edi Rama”, tha Berisha.

Nuk la pa përmendur Bashën, për të cilin tha se zëvendësoi vlerat e PD me pazaret me qeverinë dhe kur përfundoi i mbërthyer, u vërsul me vendime e qëndrime.

“Rruga e rithemelimit na u imponua. Kjo rrugë jetike dhe shpëtimtare u imponua sepse ne në 8 vite po kalonim nga disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Lulzim Basha, i cili e konsideroi këtë parti si sipërmarrje, parimet dhe vlerat i zëvendësoi me pazaret dhe bizneset me qeverinë dhe së fundmi përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët dhe u vërsul me vendime, praktika e qëndrime fund e krye anti demokratike. Shkatërroi forumet, statutin”, tha Berisha.

Ora 13:38
VIDEOLAJM/ Me 2 gishta lart, Berisha nuk sheh ku hedh këmbët! Rrëzohet teksa merrte fjalën në Kuvend

Me kokën dhe dy gishtat lart, duke përshëndetur të pranishmit në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, Berisha 'harroi' të shihte se ku hidhte këmbët, e për pasojë u rrëzua. Incidenti u regjistrua teksa ai po shkonte të merrte fjalën, por nuk pa shkallët në skenën e improvizuar në Pallatin e Kongreseve, ku po zhvillohen punimet e Kuvendit. Ai u ndihmua nga truprojat e tij dhe u ngrit brenda pak sekondave duke vijuar normalisht me fjalën e tij.

Ora 13:33
Agron Shehaj: Të jemi të vërtetë, mos zgjedhim interesin personal! Të luftojmë korrupsionin, ndonjë nga oligarkët e qeverisë, na ndihmon dhe ne

 

Me tone kritike ka folur deputeti Agron Shehaj në Kuvendin e Rithemelimit, ku kërkoi që të bëhet opozitë e vërtetë dhe interesi i qytetarëve të jetë mbi atë personal. Duke kërkuar që të luftohet korrupsioni, Shehaj u shpreh se ata që opozita i cilëson si 'oligarkët e qeverisë', të paktën ndonjëri prej tyre ndihmon edhe opozitën.

"Drejt fitores na çon vetëm një shteg, të jemi të vërtetë. Sakrifica që duhet të bëjmë. Duhet të bëjmë një opozitë të vërtetë, duhet që mes interesit personal dhe të qytetarëve, të zgjedhim interesin e tyre, vetëm në këtë mënyrë duhet të dallohemi nga ata që kanë pushtetin dhe e përdorin për interesa personale. Duhet të zgjedhim interesin e qytetarëve, interesin publik, atë të shumicës, sidomos kur ajo bie ndesh me interesin personal. Dëgjoj të flitet për hapje të partisë, por kjo varet nga sa të besueshëm jemi për qytetarët. Njerëzit do kontribuojnë për PD kur të binden se ne po luftojmë për interesin e tyre. Nuk mund të ketë më oligarkë tanët apo të atyre, oligarkë të qeverisë, por ndonjë na ndihmon dhe ne", tha ai.

Ora 13:06
Fjalim anti-amerikan në Kuvendin Kombëtar të PD, Kokalari: Durim derisa të ikë administrata e Joe Biden

Evi Kokalari ka mbajtur një fjalim antiamerikan në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga grupi i Rithemelimit duke e cilësuar "false" administratën e Joe Biden. Ajo i bëri thirrje shqiptarëve që të bëjnë durim ashtu si amerikanët derisa të ikë presidentit Biden.

“Fatkeqësisht dinjiteti i SHBA-ve po cënohet nga lojtarë mediokër që në shpirt nuk kanë aspak interesin të mbrojnë vlerat tona si amerikanë por për servilizëm dhe arsye të tjera i shërbejnë forcave të errëta që i bëjnë shumë dëm demokracisë në mbarë botën. Amerika mbetet e njëjtë, lojtarët kanë ndryshuar. Ashtu si ne amerikanët po bëjmë durim derisa të ikë administrata false e Joe Biden, ashtu iu përgjërohem juve të bëni durim derisa lojtarë që kanë marrë peng miqësinë tonë të largohen”, u shpreh Kokalari.

Evi Kokalari tha se Soros është armik i Amerikës ndërsa iu përgjigj akuzave. “Jam elektron i lirë”, tha Kokalari duke theksuar se nuk ka synim të bëhet pjesë e kryesisë apo Këshillit.

“Besnikëria i përket Amerikës dhe jo interesave të veçanta. Soros është armik i Amerikës dhe vlerave të saj. Çdo tentativë për të cënuar opozitën nuk është në linjë me vlerat demokratike amerikane sepse amerikanët janë kundër ndërhyrjeve në politika të vendeve të tjera.

Më vjen turp kur shikoj nivelin si është prezantuar Amerika në vitet e fundit, por akoma më shumë turp kur shoh se ishte katandisur PD. Këshilli i mbledhur sot duhet të mbajë premtimet që PD do të kthehet në parti konservatore. Për ata që më kanë akuzuar, dua të them që jam elektron i lirë dhe nuk jam pjesë e karrigeve. Nëse nuk tërhiqni intelektual, ne nuk do të shohim asnjëherë rezultate në këtë vend”, tha Kokalari.

Ora 12:43
Miratohet Statuti i ri i PD, çfarë ndryshon! Deputetët dhe krerët e degëve do të jenë “ex oficcio” pjesë e Këshillit Kombëtar

 

Me ngritje dore nga salla e Pallatit të Kongreseve, 1425 delegatë miratuan datën 22 maj për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. 
Të vetmin status që Rithemelimi i  njihte Enkeleid Alibeajt, atë të kreut të grupit parlamentar të PD-së, vendosën t’ia heqin duke e shkarkuar nga kjo detyrë. Kreun e ri të grupit do e zgjedhë Këshilli Kombëtar.

Kuvendi i Berishës miratoi ndryshime staturore, duke i dhënë detyrën Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të ketë drejtimin ekzekutiv të PD-së deri në zgjedhjen e kryesisë së re. Më tej, mandati i tij do të mbarojë.

Delegatët e Berishës dhanë votën pro për të ndryshuar statutin sa i përket Këshillit Kombëtar që përbehet nga kryetari i partisë dhe 150 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i partisë. Por përtej këtij numri, Berisha përfshin si anëtarë shtesë në Këshill, pa iu nënshtruar procesit të votimit, deputetët e PD-së, kryetarët e degëve, kryetarët e bashkive, ndërsa statuti i vjetër përfshinte vetëm ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish-kryetarët e Partisë Demokratike. Po ashtu, me ndryshimet nga Kuvendi i Berishës, anëtarë të këshillit Kombëtar, bëhen edhe një numër i barabartë me 10 % të anëtarëve të zgjedhur, të cilët vijnë si propozime nga diaspora dhe emigracioni. Lista emërore e  tyre miratohet me vendim të Kryesisë së PDSH. Janë automatikisht në Këshill, anëtarët e kryesisë dhe ministrat në detyrë të PD-së. 

Kuvendi preku statutin në përbërjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë, duke saktësuar anëtarësinë e Lidhjes së Gruas dhe FRPD-së me nga 10% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tjerë të Kuvendit Kombëtar.

Kryetarëve të Lidhjes Demokratike të Gruas dhe Forumit Rinor të Partisë, Berisha i jep më shumë fuqi duke i bërë anëtarë edhe të Kryesisë së partisë, që drejtohet nga kryetari. 

Me ndryshimet e statutit, Kuvendi i Berishës i shton anëtarët kryesisë së degëve, nga 23 në 27. Anëtarë të kryesisë së Degës me të drejta të plota, përvec kryetarëve të Lidhjes Demokratike të Gruas, FRPD-së, deputetëve, kryetarëve të bashkive, i shtohen automatikisht edhe anëtarët e Këshillit Kobmëtar me banim në degën përkatëse. 

Me votën pro, delegatët shtuan në statut një pikë për të ndërtuar me financat e partisë, një aparat qendror administrativ “i cili funksionon sipas një rregulloreje të brendshme për emërimet dhe shkarkimet e personelit.

(Kliko këtu për propozimet e statutit të PD)

Ora 12:31
Rithemelimi shkarkon Alibeajn, shpallin vakancën për kreun e Grupit Parlamentar të PD: Do ta zgjedhë Këshilli Kombëtar

 

Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka shkarkuar Enkelejd ALibeaj si kreun e Grupit Parlamentar të PD, duke shpallur sot vakancën për pozicion. Belind Këlliçi u shpreh se kreu i Grupit Parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar.

“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.

Ora 12:28
Kuvendi i Berishës miraton datën, 22 maji data e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD

1651313289_1651309794kuvendiiberishes37.jpeg

22 maji do të jetë kur ‘Rithemelimi i Sali Berishës do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike sipas tyre. Vendimi është marrë nga Kuvendi sot.

Ora 12:01
Jozefina Topalli: Opozita jonë nuk hidhte gaz e nuk tërhiqej nga kërcënimet! Nuk jam dorëzuar, edhe pse kam provuar armën mbi kokë

 

Jozefina Topalli e ka nisur fjalën e saj me kritika për Lulzim Bashën duke bërë krahasim me kohën kur ajo ishte pjesë e PD duke thënë se nuk digjnin mandate apo hidhnin gaz ndaj njerëzve. Me këtë i referohet protestës së 8 janarit në selinë blu.

“Ishim mësuar të ishim pjesë e një partie që fitonte zgjedhjet dhe sa herë që PD fitonte, ishim në gjendje të bënim ndryshime për mirë. Kemi bërë edhe gabime. Në vitet më të gjata e të vështira të opozitës para 2005, askush nuk na quajti opozitë të rremë. Nuk vinim gjoba, nuk këmbenim zarfe e nuk digjnim mandate, nuk i iknim përgjegjësive dhe nuk hidhnim gaz ndaj njerëzve tanë. Ishim mësuar të mos tërhiqeshim as nga kërcënimet”, tha Topalli.

Sipas Topallit, lëvizja para foltores ishin shkundja nga gjumi fitimprurës i Lulzimit. Ata që thonë se nuk ia dalin i cilëson “cinikë” që do të shtohen. Ndër të treja tregoi se nuk është dorëzuar asnjëherë edhe pse ka provuar armën mbi kokë.

“Partia është e plagosur dhe ne duhet të dalim nga trauma e hutimi. Partia jonë është ende e plagosur. Boll e keni lënduar! Nuk kam ndërmend të ndaloj apo të qëndroj anash. Unë nuk jam larguar kurrë nga PD, ajo iku nga demokratët. Guxova të ngrihesha kundër krimit në parlament. Kam provuar edhe armën mbi kokë. Herën e dytë lincimin nga ‘të mijtë’ që ishte më e rëndë se vetë arma, por nuk jam dorëzuar.”, tha Jozefina.

Në përfundim, i bëri thirrje për ndihmë të gjithëve që të arrijnë fitoren.

“Për të gjithë shqiptarët që mbështetjen e tyre, na duhet ende ta fitojmë, vërtet sot ndoshta nuk kemi arritur ende t’ju bindim për të dhënë votën, të paktën ju kemi dëgjuar heshtjen e ju kemi kuptuar mendimin, na duhet ndihma juaj, kemi vendosur të bashkohemi në vend që të ndahemi”, tha Topalli.

Ora 11:59
Të gjithë ngrihen në këmbë për ta përshëndetur, rikthimi në Kuvendin Kombëtar përlot Topallin! Lotët e saj prekin dhe Berishën

 

Rikthimi në Kuvendin Kombëtar të PD e ka prekur jo pak Jozefina Topallin, e cila u përlot teksa të gjithë në sallën e Pallatit të Kongreseve u ngritën në Këmbë për ta përshëndetur atë. Përlotja e Topallit duket se preku jo pak edhe Berishën, si bashkëpunëtorë të vjetër në politikë.

Ora 11:58
‘Analisti’ Artan Hoxha i bashkohet Berishës: Kapitull i ri për PD-në, me Berishën rruga e duhur

 

Një prej gazetarëve që shpesh e shohim në emisionet televizive si analist i është bashkuar sot Kuvendit të PD të thirrur nga Sali Berisha. Ai tha se nga sot nis kapitulli i ri i PD për 30 vitet e ardhshme.

“Jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për Partinë Demokratike.  Sot ju jeni në rrugën e mbarë, kam kënaqësinë t’ju konstatoj dhe të jem pjesë e juaja në 30 vitet e ardhshme. Përgatitje për betejat e ardhshme dhe fitore në vitin 2023 dhe 2025

Disa muaj më parë, më 11 dhjetor, ishte një tjetër Kuvend historik, pasi ju u vetëmblodhet si anëtarësi. U vetëmblodhët dhe mbajtët një qëndrim. Qëndrime që do mbeten në histori. Ju patët kurajo që t’i thoshit edhe Amerikës që gabon kur mbështet pa kriter këtë qeveri, gabon kur godet pa kriter këtë opozitë. Kjo tregon se ju keni dinjitet dhe sovranitet. Vetëm kështu mund të jeni një partner i mirë. Pa këto cilësi, mund të jesh një shërbëtor dhe vasal.

Sot ju jeni në rrugën e mbarë. Unë do jem bashkë me ju në pjesën tjetër të rrugëtimit në 30 vitet e ardhshme. Suksese dhe fitore në betejat e ardhshme”, tha Hoxha.

Ora 11:51
Spahia: PD ishte kthyer në parti ku njëri vendoste për gjithkënd! Të punojmë për të fituar të gjithë qytetet e tjera si Shkodrën

 

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka dhënë një mesazh për zgjedhjet lokale duke thënë se duhet të fitojnë edhe qytetet e tjera, ashtu siç ndodhi me Shkodrën në zgjedhjet e 6 marsit. Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar, u shpreh se duhet të punojnë të gjithë bashkë pasi ia kanë borxh fëmijëve. Nuk mungoi edhe sulmi i tij për Bashën, për të cilin thotë se e kishte kthyer PD në parti ku vendoste ai për të gjithë.

“PD ishte kthyer në një parti ku një njeri vendoste për gjithkënd. Tani është vota që do të vendosë, ne jemi demokratët që i besojmë votë. Unë vetë jam produkt i votës reale brenda nesh, ka rritur konkurrencën, janë demokratët që vendosin se kush do t’i përfaqësojë në pushtetin qendror dhe në pushtetin lokal.

 Të dashur demokratë, jam i bindur se mbështetja te vota, do të sjellë PD-në në pushtet. Në 6 Mars në Shkodër ne u dhamë shpresë demokratëve se do të ringriheshim, ne fituam pasi ishim në anën e drejtë, me një ekip të sprovuar në fushata, me energjinë dhe punën e palodhur për të fituar edhe votën e fundit. Ne kemi përgjegjësinë historike për të fituar si Shkodrën të gjitha qytetet e tjera, besimin ta injektojmë te çdo votues. Kemi detyrën historike ta bëjmë PD-në shtëpinë e shpresës.

Sot është më e mundur se kurrë, na duhet vetëm të punojmë me përkushtim dhe besimin që kemi vendosur me demokratët, ta injektojmë tek çdo votues. Me pjesëmarrjen tuaj, ju nuk po vendosni vetëm për PD. Me votën tuaj, do të japim shembullin që i mungon prej vitesh Shqipërisë. Të punojmë të gjithë bashkë se ia kemi borxh fëmijëve tanë”, tha Spahia.

Ora 11:46
Arben Imami: Në PD ndodhi krizë përfaqësimi! Basha me të tijtë manipuluan vendimmarrjen dhe spastruan partinë! E shitën opozitën te pushteti

 

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, Arben Imami, nuk ka hezituar të sulmojë Lulzim Bashën, i cili u anashkalua nga ai në zgjedhjet e 2013. Imami u shpreh se Basha dhe mbështetësit e tij manipuluan vendimmarrjen në PD dhe spastruan partinë.

"Një grusht njerëzish kanë pushtuar institucionet dhe vendosin për grabitjen e pronës publike dhe asaj private, kapjen e drejtësisë, blerjen votës dhe shtrembërimin e saj. Ajo që ndodhi dhe në partinë tonë ishte krizë e përfaqësimit. Ish-kryetari e të tjerë manipuluan vendimmarrjen dhe bënë spastrimin e partisë. Zgjedhjet e kontrolluara të manipuluara për kryetarin e partisë në 2017, pas dështimeve të turpshme elektorale dhe shkeljet statutore të tij ishin turp. Është vendimtare mbajtja e palcës së partisë. Rithemelimi nuk është rishpikje, partia nuk ka nevojë të rishpiket, nuk është tërheqje nga antikomunizmi, vlerat e lirisë janë të panegociuara. Liria nuk është vetëm liria e individit, por e drejtë për pjesëmarrje e përfaqësim. Shitja e partisë te socialistët, e opozitës te pushteti, ishte tradhtia më e madhe", tha ai.

Ora 11:28
Mungojnë mbi 400 delegatë, të pranishëm 1425 nga 1838! Kuvendi i Berishës çel zyrtarisht punimet

 

1425 delegatë nga totali prej 1838 janë të pranishëm në Kuvendin e PD të thirrur nga Sali Berisha.  Kuvendi ka çelur zyrtarisht punimet pasi në të janë më shumë se gjysma. Por numri i delegatëve që mungojnë është shumë i madh, më shumë se 400.

Ora 11:14
‘Lufta sapo ka filluar’, Berisha e nis me tallje për Bashën! E bën pjesë të Kuvendit

 

Në nisje të punimeve të Kuvendit të PD të thirrur prej Berishës është transmetuar një video e shkurtër filmike për historikun se si erdhi PD deri këtu.

‘Dokumentari’ nisi me deklaratën e Bashës pas humbjeve të njëpasnjëshme se betejat sapo kanë filluar.

Më pas në dokumentar është shfaqur historiku që nga vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën, protestat, dhuna në PD e deri sot.

Ora 11:07
FOTOLAJM/ Ish-bashkëpunëtorë të vjetër, Berisha dhe Jozefina Topalli 'çmallen' në Kuvendin e Rithemelimit

Në kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, me ftesë të Sali Berishës, janë rikthyer edhe ish-themelues të PD e bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit, mes të cilëve edhe Jozefina Topalli. Si kolegë të vjetër, nuk ka munguar një takim i përzemërt mes Berishës dhe Topallit.

Ora 11:00
Ndër të vetmet deputetë jo pjesë të ‘Rithemelimit’ që i bashkohet Kuyvendit, Ina Zhupa: Nuk është vendimi im final, ta lëmë sedrën personale

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është nga të vetmet deputete që nuk është anëtare e Komisionit të Rithemelimit  që i bashkohet Kuvendit të thirrur nga Berisha sot.

Zhupa tha për Report Tv se ky nuk është një vendim përfundimtar për t’iu bashkuar një prej palëve por është një hap për të shkuar drejt bashkimit të demokratëve.

“Nuk dua të shikohet si akt final për tu bërë pjesë e një pale apo të palës tjetër por si hap i imi për të shkuar drejt bashkimit të demokratëve. Të lëmë pas sedrën personale në shërbim të bashkimit. Nuk mund të hyjmë në zgjedhjet lokale për të parë kush do të dalë i dyti apo i treti. Duke qenë të përçarë i zgjasim jetën një kundërshtari që vjedh çdo ditë. Ky është akt bashkimi por jo një akt përfundimtar për t’i bashkuar njërës prej palëve”, tha Zhupa.

Ora 10:53
Belind Këlliçi mesazh demokratëve: Mund të keni humbur durimin, por gjetët forcën për të ecur para!

 

Belind Këlliçi ka hapur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar duke i dhënë mesazh bashkimi demokratëve, të cilët kanë marrë pjesë në votime gjatë këtyre muajve dhe thotë me bindje se do të arrijnë fitoren. Sipas tij, demokratët mund të kenë humbur durimin pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, por e gjetën forcën për të ecur para.

"Ne vijmë këtu pas një procesi jo të lehtë. Shumë kanë duruar demokratët këto 8 muaj. Nga zhgënjimi i 25 prillit dhe nga përpjekja për të mbajtur peng PD, kam parë demokratët, i janë nënshtruar shumë proceseve dhe i janë drejtuar disa herë kutive të votimit.

Mund të kenë humbur durimin, por gjetën forcën për të ecur para e për të dalë nga gjendja e kënetës ku ishim zhytur. Kur shihnim qendrat e votimit që mbanin radhë në ditë vështirësie, trishtimi e padrejtësie, të mbushet zemra plot. Them sa krenar jam që jam pjesë e PD. Partinë nuk e bën as vula, as godina.

Ky Kuvend i ka të gjitha shanset të kthehet në Kuvend Historik se nëse sot Shqipëria lëngon, ka ndodhur dhe për fajin tonë. Duhet të mbajmë përgjegjësi përse e lejuam të ndodhë. Gjendja e Shqipërisë do të ndryshojë. Kjo rrugë do ta ndryshojë njëherë e mirë Shqipërinë. Ne duhet të vendosim votën e lirë si modelin e vetëm. Forca demokratë, ditët më të mira i kemi ende para nesh, fitore", tha Këlliçi.

Ora 10:47
Deputetët e braktisën, Berisha nuk i përgjigjet pyetjes së 'Report Tv'

Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të nisin punimet e Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit. I shoqëruar nga bashkëshortja, Liri Berisha, ish-kryeministri e konsideroi 30 prillin si 'ditë të një rëndësie të madhe', por megjithatë refuzoi t'i përgjigjej pyetjes së gazetares së Report Tv për braktisjen nga pjesa më e madhe e deputetëve të PD.

"Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të PD në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare", tha ai.

Ora 10:42
Në Kuvendin e Berishës, Voltana Ademi: Duhet më shumë hapje! Braktisja nga deputetët e Shkodrës? Duhet të pyesni ata

 

Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, foli për Report Tv nga Pallati i Kongreseve ku është e pranishme për të marrë pjesë ne Kuvendin e PD që ka thirrur Sali Berisha. Ademi tha se procesi i deritanishëm është pozitiv por duhet më shumë hapje e partisë.

“Ka një nevojë për tu bërë bashkë, për të bërë opozitë të vërtetë. Ky është mesazhi në këto kohë të vështira edhe për situatën në vend. Ky proces duhet të vijojë,. Ne jemi në gjysmë të udhëtimit. Ka nevojë për një hapje të vazhdueshme. Koha e shkurtër nuk e ka mundësuar. Ta bëjmë në mënyrë të vazhdueshme. Njerëzit po i bashkohen frymës së ringritjes së Partisë Demokratike. Kjo është më e rëndësishmja. Gjithpërfshirja në proces, pasi kishte shumë kandidatë, nuk tregon përçarje. Fakti që ky proces ndodh i lirë është një hap pozitiv që PD po bën. Nga ana tjetër ka nevojë për të përfshirë të tjerë”, tha ajo.

Gazetarja Danjela Maloku e pyeti për braktisjen që i kanë bërë këtij Kuvendi deputetët demokratë të Shkodrës dhe tha se gjithsecili ka vlerësimin e vet.

“Unë kam një votë dhe unë për atë votën time flas. Secili ka vlerësimin e vet. Përfshirja e demokratëve në shumicë ka demonstruar se ka një dëshirë dhe vullnet për bashkim. Se pse nuk kanë ardhur deputetët pyesni ata”, tha Voltana Ademi në Report Tv. 

Ora 10:42
Rudina Hajdari: Duhet të rimëkëmbemi, të jemi opozitë e fortë! Do takohem me delegatët, uroj të më votojnë

1651308579_page.jpg

Ish deputetja e PD, Rudina Hajdari i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Rithemelimi duke thënë se uron që opozita të riforcohet që nesër të jetë forcë qeverisëse. Ndër të tjera u shpreh se do të takohet me delegatët dhe uron që ta votojnë si anëtare të Këshillit Kombëtar.

“Sot ne duhet të kemi një strukturë të re të PD se nuk ka një udhëheqës. Ne duhet të mblidhemi dhe të riforcohemi që sot të jemi opozitë e fortë dhe nesër të jemi forcë qeverisëse. Duhet të rimëkëmbemi sa më shpejt. Unë sot do të takohem me delegatët dhe shpresoj të më votojnë gjerësisht”, tha Hajdari.

Ora 10:33
Myslim Murrizi në Kuvendin e Berishës: Shpresoj që e gjithë opozita të bashkohet

Ish-deputeti i PD Myslym Murrizi është i pranishëm sot në Kuvendin e Kombëtarë të Rithemelimit, ku teksa pranoi situatën e vështirë ku është sot PD, tha se shpreson që e gjithë opozita të bashkohet

"Isha viktimë e Lulit, koha më dha të drejtë. Pjesa më e rëndësishme e një partie janë militantët jo deputetë dhe këtu shoh plotë militantë. Nuk është surprizë ardhja ime këtu se jam në shtëpinë time. Nga 9 shtatori nuk ka patur opozitë sepse debati ka qenë i përqendruar brenda PD. Unë besoj te fuqia e votës së qytetarëve shqiptarë. Në zgjedhjet e ardhshme do votojnë dhe emigrantët dhe shpresoj që opozitarët shqiptarë do bashkohen rreth PD", tha ai.  

Ora 10:23
Topalli në Kuvendin e 'Rithemelimit', flet për Report Tv: Bashkimi të bëhet në vlera, jo më opozitë farsë! A do e votoj Berishën për kryetar? Ai ka bërë gjëra të mira

Ish-nënkryetarja e PD, e larguar nga kjo forcë politike nga Lulzim Basha, Jozefina Topalli, i është bashkuar sot Kuvendit të PD, të thirrur nga Sali Berisha. Topalli tha se në një intervistë për Report Tv para Kuvendit është koha për opozitë të vërtetë dhe jo farsë.  

“Ne po jetojmë në një moment kritik. Dhe në momente kritike nuk ka gjë më themelore se të jemi të gjithë bashkë. Sot është momenti të jemi të vërtetë me veten, me parimet dhe me ëndrrat e shqiptarëve, që të ketë një opozitë të vërtetë. Ne do ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kemi thënë atë që kemi besuar. Është rasti për ta bërë edhe një herë.  Ndoshta mund të them se edhe pa qenë në krye të PD, edhe pa qenë deputete njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e tij.  Nuk ka nevojë të jesh në karrige për të bërë beteja. Bashkimi duhet bërë në vlera. Nga ata që kërkojnë një opozitë normale dhe jo farsë. Nuk ka dëm më të madh se kjo që i është bërë vendit deri më tani”, tha Topalli.

E pyetur nga gazetarja Danjela Maloku nëse do t’ia jepte votën Sali Berishës për kryetar të PD, Topalli tha se: “Ju e dini që unë kam qenë bashkëpunëtiore për një kohë të gjatë me Berishën dhe në atë periudhë PD qeveriste kur ishte në qeveri dhe bëntë gjëra të mira dhe kur ishte në opozitë bënte opozitë të vërtetë”.  
 

Ora 10:12
Shumica e deputetëve të PD i refuzojnë ftesën Berishën, në Kuvend të pranishëm vetëm mbështetësit e Rithemelimit

Sali Berisha i dërgoi ftesë, për të qenë të pranishëm në Kuvend sot, të gjithë deputetëve të PD, por duket se këtë ftesë e kanë refuzuar deputetët që qëndrojnë me linjën zyrtare të Partisë Demokratike. Teksa pritet që punimet e Kuvendit të nisin për pak minuta, para Pallatit të Kongreseve janë mbledhur deputetë demokratë, mbështetës të Rithemelimit, ndërsa nga pala tjetër i pranishëm është vetëm Kasem Mahmutaj. Ajo që bie në sy është mungesa e Gazment Bardhit, Ervin Salianjit, Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës, Agron Gjekmarkaj etj..

Ora 10:03
Pak para nisjes së Kuvendit të Berishës, mbërrijnë Rudina Hajdari, deputetë e delegatë të tjerë

 

Teksa duhen edhe pak minuta për nisjen e punimeve të Kuvendit të Rithemelimit, në Pallatin e Kongreseve kanë mbërritur delegatë e deputetë të PD. Po ashtu e pranishme është edhe Rudina Hajdari, e cila do të mbajë edhe fjalën e saj në Kuvend.

A.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 01/05/2022 12:32

    Qafen e thefsh i mallkuar ! ka Univerzi fuqi mbinjerezore te se drejtes dhe se vertetes se madherishme.

    Përgjigju
  • Mala: 01/05/2022 09:15

    Thellimi i peshemtise se percacrjes nga djalli plak,Lotet e krokodillit te Jezofines dhe perqafimi i pendimit qe nuk ishte nga fillimi me plakun.ndertimi "ilegal" me njerez nga rruga i Partise Rithemelimi,jo asnjehere i PD-s.D eshmoi se vte keqen e te ligen e shemtuar politike e kombetare nuk mund ta ndertosh-riklonosh me mjete e materiale te vjetra.

    Përgjigju
  • sula: 01/05/2022 00:43

    FOLI dhe ky karagjozi i tiranes kapexhi.....

    Përgjigju
  • ymeri: 01/05/2022 00:41

    BRAVO TE 35 DEPUTETEVE TE PD ,,,QE NUK VAJTEN NE KUVENDIN E KRIMINELIT SALI KERMA.....

    Përgjigju
  • Iris: 01/05/2022 00:39

    Ky kuvend ngjan me ate darken e madhe festive te pershkruar te /Mergata e qyqeve/,te gjithe ne dukje te bashkuar, te gezuar e duke festuar nen iluzionin e bashkimit dhe te te drejtes se legjitimitetit e njohjes nga nderkombetaret dhe shqiptaret.Kur te mbaroje kuvendi dhe avujt e veteeuforise te jene shperndare dhe te gjithe te jene bere esell,sensi i realitetit te hidhur do te ulet kembekryq.S.d.q.si Berisha,si /PD/ e tij po tregojne shenjat e moshes.

    Përgjigju
  • Supaxhiu shqipfoles nga Dropulli: 30/04/2022 23:10

    Thyefsh qafen malok i poshter mir ta ben Sorrosi qe te shtyp sepse keshtu e meritoni ju maloket thuaj do zoti fiton zgjedhjet e ardhshme Donald Trump qe te bej nongrata Edi Ramen se nje mut jeni rrace e poshter qe viheni ne gare kush te shesi me shume Shqiperine. (Ky koment eshte thjesht nje shembull se si mund te komentoj nje prej trushplarve shqipfoles te paguar nga Athina. Ne nje koment te vetem arrihen disa objektiva: 1. Perdorimi i termit ‘malok’ krijon percarje krahinore. Percarja eshte metod tejet e rrezikshme per kombin. 2. Permendja e teorise konspirative se gjoja vendimi per non-grata eshte ndermarre nga Sorrosi perforcon bindjen te militantet e Berishes se vendimi eshte i pamerituar. Mbrojtje indirekte per Berishen. Nje politikan aq problemtik duhet mbrojtur. 3. Duke share Berishen krijohet iluzioni sikur komentuesi eshte asnjeanes, cka e ben me te pranueshme propaganden. Te njejtin efekt ka edhe teoria idiote se nje administrate e mundshme e Donald Trump do i heqi denimin. 4. Permendja e Rames si politikan qe meriton denim te ngjashem perforcon opinion IDIOT se Berisha dhe Rama jane njesoj te demshem sa njeri tjetri, gje qe krijon pesimizem per te ardhmen. Pesimizmi eshte JASHTEZAKONISHT I RENDESISHEM sepse nxit emigrimin dhe rrenon ekonomine dhe pothuajse cdo aspekt tjeter shoqeror. Akuza per tradheti nga te gjitha palet politike jep poashtu te njejtin efekt. 5. Menyra e komentimit pa kurrefare respekti per rregullat e drejtshkrimit, sidomos nese behet ne menyre te perseritur nga profile te ndryshme, krijon pershtypjen se jemi nje komb injorant. Edhe kjo metod ne vetvete per te rritur pesimizmin dhe per te goditur ndergjegjen kombetare ne menyre indirekte. BENI KUJDES sa ndikoheni nga komentet! Propaganda virtuale me dezinformimi ka vite qe perdoret nga sherbimet informative si mjet lufte per te ndikuar politikisht dhe ekonomikisht ne vendet kundershtare. Mos harroni se Shqiperia konsiderohet vend armik nga Greqia. Qarqe nacionaliste te strukturave serbe mund te jene po aq antishqiptare sa ekstremistet grek!)

    Përgjigju
    • Une: 01/05/2022 02:53

      Kerko ndihme mjeksore per probleme te theksuara mendore

  • Valiu: 30/04/2022 21:42

    Kuvendet e saliut jane bere si mbledhjet e Frontit ne kohen e komunizmit,,,,qe kush donte vete, ,,kush RRINTE ne shtepi....

    Përgjigju
  • Sami: 30/04/2022 18:45

    Edhe rrezohet njeriu. Dhe nuk ka te keqe te pranohet. Por gjetja e forces, kurajes per tu ringritur i jep atij dinjitet.

    Përgjigju
  • Karnavalet: 30/04/2022 17:49

    Mbledhur gjithe fuksat dhe fukset me ne krye kryefuksin e bllokut

    Përgjigju
  • Paul: 30/04/2022 16:57

    Thefsh qafen mor malok I poshter.....

    Përgjigju
  • Termeti: 30/04/2022 16:57

    Zoti Kapexhiu! Me vjen shume gjynah per ju , ke qene gjithe jeten i ‘persekutuar’. Te te vije turp nga vetja. Je njeriu me i peshtire per mua.

    Përgjigju
  • Bona: 30/04/2022 16:46

    Rudina Hajdari me prind me njolla te zeza e din gjithe shqiperia,vjen nga Amerika per te vjedh per te krijua pasuri pa asnjë kontribut,eshte shum e shqetësuar per shqiptaret!

    Përgjigju
  • Albi: 30/04/2022 16:35

    Po si i shkojnë mbrapa disa këngëtare e artiste Sali hajdutit ,kriminelit,haram i paci duartrokitjet e popullit,aty duket sa e doni vendin tuaj

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 30/04/2022 15:54

    Sunitet myslymon duan individ qe ti shkeli me kembe,jane mesuar me sulltanet qe i gopisnin

    Përgjigju
  • Aron: 30/04/2022 15:18

    Rrezimi i Saliut tregon me se qarti edhe fatin e kesaj levizje te deshtuar. Thyefshin qafen qe te gjithe me gjithe Saliun te gjithe qe i shkojne mbas.

    Përgjigju
  • Meri: 30/04/2022 14:50

    Te gjithe bashkepuntoret e Saliut ne vrasje e vjedhje ,jan mbledhur per te then se,nuk do ta tradhetojne kurr njeri-tjetrin.Jan te gjithe pro Putin.

    Përgjigju
  • ELI: 30/04/2022 14:39

    PARTIA E MBARUAR SIC U RREZUA BERISHA SOT ESHTE RREZUAR DHE PARTIA JUAJ

    Përgjigju
  • deni: 30/04/2022 14:39

    ju keni marr fund o plera

    Përgjigju
  • mondi: 30/04/2022 14:17

    Po vidion ku bie berisha e keni ? ahahhahha

    Përgjigju
  • Gjergj: 30/04/2022 14:10

    Keto skane kryretarin ne krye qe eshte me e rendesishme e jo me te konkurrojne me Edin.Shko o Sal nshpi se nuk ke moshe me u marr mo me parti!

    Përgjigju
  • Andi: 30/04/2022 14:04

    Ju skeni menduar najhere per interesin e popullit por vetem si e si te beni korruspion , te jeni hajdute . As nuk kemi ndermend qe tiu besojme me sepse keni plot vite qe vetem e keni shkatrruar vendin tone. Beni mire te mos dukeni me askund.

    Përgjigju
  • Arben: 30/04/2022 14:03

    Ju nfakt mendoni shume per popullin, po ju vetem e keni vjedh kte vend e doni te vini prap ne pushtet ta vidhni akoma me shume. Hajduta

    Përgjigju
  • Krist: 30/04/2022 14:02

    Ku keni menduar ndonjeher ju per ne qe te mendoni tani. Ju jeni hajduta

    Përgjigju
  • Arjani: 30/04/2022 14:00

    Non gratat qenka bere prap bashk per ta bere kete vend llum ashtu sic jan vet por harrojn qe ka ikur koha e tyre dhe shqiperia duhet te shoh nga e ardhmja

    Përgjigju
  • titi: 30/04/2022 13:57

    po kjo parti nuk ka nje kryetar te denjt ai qe e quajn kryetar non grada se mbajn kembet jo mo te sfidoj rames

    Përgjigju
  • Jorgo: 30/04/2022 13:57

    Nuk i mbajne me kembet kriminelit e kane zene hakat e shqiptareve ,, me ket xhuzin e keni ndrit fare e keni rikthyer prap hajduten ju keni mbaruar si parti

    Përgjigju
  • Ester: 30/04/2022 13:56

    Po normal qe do rrezohet se eshte i mbaruar fare.

    Përgjigju
  • Albi: 30/04/2022 13:52

    Kta po kta i mblodhi non grata gjith qent mas vester e do rrezojn ameriken tashi

    Përgjigju
  • Mala: 30/04/2022 13:21

    KY eshte nje thellim i shemtise se percarjes mbrenda PD,demtim flarant i demokracis shqiptare dhe dank ne proceset demokratike,Ku vijne dhe flasin edhe perfaqsuesit e "Partive Makrksiste-leninieste"nga jashte dhe marrin pjese pjesa percarse e interesit shqiptar dhe Shqiperise.

    Përgjigju
  • Shkodra: 30/04/2022 13:20

    U kthyer Jozefina hajdutja te hajduti,te krimineli,te nongrata SALI,se bashku kanë shkatërruar shqiperin kanë vra njerëz,Jan bashku shpellaret dun me e djeg edhe nje here shqiperine per interesat e tyre.Turp tju vij disave qe i shkojnë mbrapa Sali shpellarit,fatkeqësia me e madhe qe vendi i yne ra ne duart e nje hajduti kriminelit,nje gjakpirsi,e mallkofte zoti familjarisht.

    Përgjigju
  • denis: 30/04/2022 13:11

    Nga PD u be PDH.... ky eshte Sali non grata...

    Përgjigju
  • Rdi: 30/04/2022 12:26

    Po kjo nje qelbesire nje anti Shqiptare. Kjo zhele femer se bashku me at bande qe eshte aty, katandisen Shkodren ne kte pike qe eshte tani.

    Përgjigju
  • BERISHOVIC: 30/04/2022 12:09

    A MUND TMA THOJ DIKUSH SI KA MUNDESI QE NJE NJERI SI SALI KARAQIC BERISHOVIC QE ISHTE NE KOHEN TONE TE PARTIN E PUNES KOMUNIST I FLAKET U BE GJOJA DEMOKRAT E PERBETUAR (RRAC E POSHTER) . JU KUJTOJ NJE FJAL E URTE TE GJERGJ FISHTA :" PER TE PERQAR VATAN KE SA TE DUASH TROPOJAN" DHE FATKEQSISHT ATO FJAL QENDROJN ME SE SHUMTI. TURP PER POPULLIN TONE

    Përgjigju
  • grigori: 30/04/2022 11:21

    Sali Enver jemi gati kurdoher.... U mblodhen shpellaret te rezojne Ameriken....

    Përgjigju
    • vlonjati: 02/05/2022 09:16

      Mire qe Berishes nuk i vjen turp qe del aty,mire qe berisha u rrezua se eshte pleqeri,ta besojme se ata qe qenkan mbledhur aty jane funderrina, por ama nuk besoj se jane me funderrina se sa ju 2-3 prsona qe e shisni b...en per nje kafshate buke duke diskutuar me nga 7-8 emra (ndoshta dhe me shume) secili.E dyta qe nuk mund te diskutohet aspak per deputetet qe munguan sepse dihet qe ata jane te zgjedhurit e Bashes,dhe keta qe ju bashkuan Berishes jane shume por Mero me shoket e tij kerkojne ne ç'do rast te gjejne diçka per te shkruar,sikur edhe te gjithe deputetet te kishin shkuar.

  • KASAP RATABOLE RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/04/2022 11:05

    Sa e pështir ZHELEFINA Topalli kryehajdute e partis wc pd. Kjo sikur bëri partin e saj çne që vjen prap të non grata apo për me kap ndonjë llokëm se ka kaq vjet pa vjedh gjo. Sa të flliqur njerëz ka kjo partia wc pd. Po kaq idjot jan kta fëlliqsira që se kuptojn që Non grata Salhe do shkoi në burg.

    Përgjigju
  • denis: 30/04/2022 09:27

    Sa e turpshme eshte kur shikon emrin e dr.. Ilir Alimemetit, djal i ri me mentalitet te vjeter por kr mendon qe eshte djali i hajdutes Jera Kruja eshte normale, kjo qelbesire ju mer euro per berjen i injeksionit te semureve me multi skleroze..... Kur e shikoja ne intervista qe fliste per covitin ky Alimemeti me pelqente por qe do te ish kaq shpellare nuk e mendoja, te jesh me nje non grata dhe te mos bashkohesh me brezin e ri ne PD eshte e turpshme..

    Përgjigju
    • Europ: 30/04/2022 14:16

      Jam Sali Berisha une re budallenj.Mos e krruani me MUE se ju perze prej ZHELESH.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)