"Ftoj gjithë të rinjtë që të frymëzohen nga shembulli i Azemit. Kishte një simbolikë të vërtetë. Rrezikoj për lirinë dhe demokracinë, ishte njeri kurajoz, u dha guxim dhjetëra e qindrave të rinjve . Ai rrezikoi gjithçka për të mos qene më i privuar nga liritë e të drejtat e tij themelore. Azemi do të mbetet një shembull.", tha Këlliçi.
Këlliçi është shprehur se vendosja e shtatores është akt me vlerë pasi edhe kur kanë kaluar gati dy dekada nga vrasja, inagurimi i shtatores së Azem Hajdarit bëri bashkë shumë lider.
Gjithashtu ai ka folur dhe për koalicion me LSI-në, duke thënë se një koalicion i tillë nuk ju pëlqen kundërshtarëve.
“Në gjykimin tim, nuk përbën interes për qytetarët, që PD-ja të bëj koalicion me LSI-në, ajo është parti e majtë dhe ne jemi të djathtë", tha Këlliçi.
Intervista e plotë:
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ishin bashkë gjatë vendosjes së bustit të Azem Hajdarit. Z. Këlliçi, a është ky një sinjal që PD dhe LSI do jenë bashkë?
Kjo qeveri nuk është qeveri e shqiptarëve, është e turpshme, mënyra se si është hetuar ish-ministri Tahiri. Por le ti kthehem pyetjes.
Azem Hajdari bëri të mundur që edhe zonja kryemadhi të jetë në politikë, ai hapi dritën jeshile, ai është respektuar nga të gjithë, ka luftuar për aspirata evropiane, ai guxoi të luftonte për liri dhe demokraci.
Në gjykimin tim, nuk përbën interes për qytetarët, që PD-ja të bëj koalicion me LSI-në, ajo është parti e majtë dhe ne jemi të djathtë.
Ne kemi folur në këto katër vite për përfshirjen e ministrit Tahiri në trafik droge, kemi bërë 400 deklarata. Para 2013 nuk flitej për kanabizim të territorit, nuk mund të jetë kanabisi bazë e ekonomisë, duhen tërhequr investime të huaja.
Shqiptarët sot, duan të largohen nga vendi, ikin për azil ose aplikojnë lotarinë amerikane. Edi Rama është i rrënuar, nuk mund të dali para qytetarëve pas këtij skandali. Prandaj iu bëj thirrje të rinjve të bashkohen për një kauzë të drejtë, PD-ja është themeluar nga rinia, për integrim, kemi arritur në një pik kritike për të ardhmen e të rinjve dhe qytetarëve. Politika duhet parë si fillim nga të rinjtë.
Doja të ndalja te koalicioni i mundshëm midis LSI dhe PD. A e kompromton kjo Partinë Demokratike si forcë politike?
Kjo është një çështje që duhet të jetë transparente, varet nga LSI-ja, nëse dëshiron të bëj koalicion. Mua më intereson e ardhmja e PD, të riparohet çdo gabim. Janë të mirëpritur, ne duam koalicion me të gjithë qytetarët shqiptarë, duhet të reflektojë dhe bashkohen.
LSI dhe PD ka një program për qytetarët, ne nuk mund të vazhdojmë me qeverisjen e rilindjes, e rëndësishme për ne është e ardhmja e shqiptarëve. Duhet bërë një analizë e thjeshtë për të gjitha problemet, ne nuk jemi në luftë që të kemi kaq shumë njerëz që duan të largohen.
Në PD flitet për luftë të brendshme, si është situata brenda PD?
Nuk e quaj luftë por diversion, unë për shumë gjëra nuk kam qenë dakord, duhet të bëhet një analizë se çfarë nuk shkon.
A është bërë një analizë e tillë në PD? A janë në rregull punët e shtëpisë?
Ka nisur një analizë e mirëfilltë dhe reale për të parë se çfarë funksionoj dhe nuk funksionoj. Është e drejtë ajo që the nëse janë në rregull punët e shtëpisë.
PD duhet të vazhdoj luftën e saj në parlament, por kjo opozitë 4 vjeçare po jep rezultatet e veta, ne kemi denoncuar, nga janari deri në maj, çdo ditë është sekuestruar një ton kanabis, është e paprecedentë që të kapen kaq shumë sasi droge në këto katër vite, i thonë 1.3 milion euro të fituara, e këto para përdoren për të blerë votën. Këto janë para të pista e për këtë duhet të luftojmë.
VIDEO/ I ftuar në studion e Report Tv Belind Këlliçi, Azem Hajdari, nuk bashkon klanet e PD - së
Redaksia Online
Xh.H Shqiptarja.com











