Deputeti i PD, Belind Këlliçi publikoi një mesazh që pretendonte se ishte dërguar nga Ministri Ferit Hoxha në një grup me ambasadorë, ku sipas tij, Ministri i quante shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”.
Nuk vonoi reagimi i MEPJ, duke i konsideruar fabrikime pretendimet e deputetit të PD.
Por në një postim të dytë, në tentativë për të mbajtur gjallë akuzat ndaj Ministrit Hoxha, Këlliçi padashur ka nxjerrë bllof veten, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi vërtetësinë e mesazheve të publikuara.
Mesazhi që deputeti pretendon se është dërguar nga Ministri Hoxha te Ambasadorët, mban orën 11.00, sipas fotos së nxjerrë fillimisht nga Këlliçi në postimin e parë.

Në postimin e dytë, i njejti mesazh që sipas Këlliçit është fshirë nga Ministri, mban çuditërisht orën 17.02. Pra i njejti mesazh, në dy foto, i dërguar në dy orare të ndryshme.

Në këtë mënyrë, vetë fotot screenshot të publikuara nga Këlliçi, i njejti mesazh që herën e parë qenka dërguar në 11.00 dhe sipas fotos së dytë në 17.02, ngrejnë pikëpyetje të mëdha për seriozitetin dhe vërtetësinë e këtyre publikimeve, me të cilat deputeti ka dashur të bëjë politikën e ditës./Lexo.al
Komente









