Agjencia ajrore Belle Air prej tre orësh ka mbajtur të bllokuar 150 qytetarët të cilët kishin planifikuar nisjen e tyre në orën 13. 00 me këtë kompani ajrore.

Udhëtarët do të ndiqnin linjën Tiranë – Verona dhe janë shprehur të irrituar për shkak të vonesës prej tre orësh dhe pakorrektësisë nga ana e kompanisë.

Ata janë ende në pritje të nisjes e cila u është komunikuar se do të bëhet rreth orës 14. 00 dhe një sqarimi për këtë vonesë të pajustifikuar.


(ad.ti/shqiptarja.com)