Granit Xhaka, futbollisti dhe kapiteni i Arsenal, është njeriu i ditës në Angli. Zvicerani me origjinë shqiptare ka përfunduar në qendër të vëmendjes për shkak të vërshëllimave që mori në momentin e zëvendësimit në ndeshjen që ‘topçinjtë’ barazun 2-2 të dielën kundër Crystal Palace.
Xhaka nuk i priti mirë vërshëllimat dhe bëri me gjest që të vazhdonin. Një episode që ka shokuar shokët e ekipit të Xhakës, të cilit i kanë dalë në mbrojtje.
Hector Bellerin ka bërë thirrje që tifozët, futbollistët dhe klubi të mbetet të bashkuar, pasi kjo është mundësia e vetme për të ecur përpara. Ndërkohë më shumë përshtypje ka bërë reagimi i Lucas Torreira-s, i cili lëshoi edhe lot për atë që po ndodhte.