Detaje të reja janë zbuluar nga episodi i djeshëm i dhunës në kategorinë e dytë të futbollist në Shqipëri ku gjatë ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës, presidenti i klubit të Gramshit, Andrit Bici dhe babai i tij, Dritan Bici kanë goditur me grusht arbitrin pasi ky i fundit akordoi penallti në favor të skuadrës së Valbonës.

Mësohet se Dritan Bici kishte shkaktuar problematika të tilla të ngjashme edhe vite më parë, në 2013-ën, kur ishte kryebashkiak nën siglën e Partisë Socialiste. Bici me makinë është futur në fushën e blertë duke thyer rrethimin e stadiumit të Gramshit, gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit.

njoftimin e djeshëm të policisë, bëhet me dije se për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit, Anxhi Lushi është shoqëruar në komisariat, Andrit Bici dhe është vënë nën hetim babai i tij, Dritan Bici për kundërshtim të forcave të policisë.

Ky i fundit, ka qenë edhe deputet në legjislaturën 2017-2021, nën siglën e PDIU.