Grushtohet arbitri në Gramsh, dhunë pasi akordoi një penallti! Ndërpritet ndeshja me Valbonën! Shoqërohet presidenti i klubit, nën hetim babai i tij (VIDEO)

Këtë javë ai që e ka pësuar dhunën në futbollin shqiptar është arbitri Anxhi Lushi. Ky i fundit në minutën e 52 të ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës në Kategorinë e Dytë ka akorduar një penallti për ekipin mik, por që nuk është pranuar nga vendasit.

Pas protestës së ashpër të disa lojtarëve nga pankina janë afruar disa persona të tjerë, mes tyre presidenti i klubit të Gramshit që e ka goditur me grushte arbitrin. Për pasojë Lushi ka ndërprerë sfidën që edhe njëherë tregoi se dhuna është këmbëkryq në futbollin shqiptar. Presidenti i klubit të Gramshit, A. B., 24 vjeç, është shoqëruar ndërsa nën hetim është vënë edhe babai i tij.

A. B., me detyrë president i klubit të futbollit të Gramshit akuzohet për veprat penale "Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë", ndërsa babai i tij D. B akuzohet për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë", pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë  shoqërimit të djalit të tij, shtetasit A. B.

Sa për rikujtesë dy javë më parë futbollistët e Shënkollit dhe Delvinës prodhuan një sherr masiv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Goditi me grusht arbitrin në Gramsh, shoqërohet presidenti i klubit të futbollit! Nën hetim edhe babai i tij

1677359681_trt.JPG

Presidenti i klubit të futbollit në Gramsh është shoqëruar në komisariat pasi goditi me grusht arbitrin Anxhi Lushi. Nën hetim është vënë dhe babai i tij.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kishin marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve sportive Gramshi dhe Valbona, në stadiumin e qytetit të Gramshit.

Masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë Policia Bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, sipas rregullores, kishin marrë masat për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit.

Në minutat e fundit të zhvillimit të lojës së futbollit, shtetasi A. B., 24 vjeç, president i klubit të futbollit të Gramshit, ka goditur me grusht shtetasin A. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, arbitër i ndeshjes, dhe për këtë arsye është ndërprerë ndeshja.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Elbasan, kanë ndërhyrë në stadium duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke shoqëruar shtetasin A. B., në ambientet e Komisariatit të Policisë Gramsh.

Në vijim të veprimeve, Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 24 vjeç dhe D. B., 58 vjeç, banues në Gramsh (babë e bir);

A. B., me detyrë president i klubit të futbollit të Gramshit, për veprat penale "Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë", pasi, në përfundim të ndeshjes së futbollit të zhvilluar në Gramsh, ndërmjet ekipeve Gramshi dhe Valbona, ka goditur me grusht shtetasin A. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arbitër i ndeshjes;

D. B., për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë", pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë  shoqërimit të djalit të tij, shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja