Ben Affleck: Luftova prej vitesh me
varësinë ndaj alkoolit, tashmë ia dola

Ben Affleck: Luftova prej vitesh me<br />varësinë ndaj alkoolit, tashmë ia dola
Aktori amerikan Ben Affleck deklaroi këtë të martë se e ka fituar luftën disa vjeçare kundër varësisë ndaj alkoolit. Affleck kishte që në vitin 2001 që ishte nënshtruar rehabilitimit, ndërsa së fundmi dha një lajm të mirë, por njëkohësisht edhe një mesazh. 
 
Affleck, i cili ka tre fëmijë me gruan e tij Jennifer Garner, e përshkroi rehabilitimin e tij si hapin e parë drejt përmirësimeve të tij pozitive.
 
Aktori i mirënjohur e dha lajmin nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ku shkroi:
 
"Sapo kam përfunduar trajtimin për varësinë ndaj alkoolit, diçka me të cilën jam pajtuar në të shkuarën dhe që do përpiqem t’i kundërvihem. Dua ta jetoj jetën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jem babai më i mirë. Dua që fëmijët e mi ta dinë se nuk është turp të marrësh ndihmë kur të nevojitet dhe të jesh një burim force për këdo që ka nevojë për ndihmë, por që ka frikë ta hedhë hapin e parë. Jam me fat që kam dashurinë e familjes dhe miqve të mi, duke përfshirë partneren time, Jen, e cila më ka mbështetur mua dhe është kujdesur për fëmijët tanë. Ky ishte hapi i parë që do pasojë me shumë hapa të tjerë të këtij shërimi."
 
Besohet se aktori 44-vjeçar ka marrë një trajtim professional në Los Angelos. Njerëz të afërm të tij thonë se aktori e ka pasur shumë të vështirë të luftojë me varësinë ndaj alkoolit, por ai ia doli vetëm për familjen e tij, e cila është gjëja më e rëndësishme për të.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas