Ben Andoni: Z. Basha, mjaft! Cikli u mbyll dhe jo me nder

Ben Andoni: Z. Basha, mjaft! Cikli u mbyll dhe jo me nder

Lulzim Basha

Për të gjithë njerëzit të cilët ndjekin me kërshëri dhe me besim opozitën dhe kishin shpresë se rikthimi i Bashës në krye të partisë pas dorëheqjes gjysmake, do shënonte ndryshimin e morën përgjigjen. Ata, që besonin në garancitë e tij, se rikthimi do projektonte një aksion tjetër dhe ndryshe të politikës, e konfirmuan përgjigjen. Në kthimin e Bashës, formacioni i tij politik ishte krejtësisht apatik dhe paqëndrueshmëria e njerëzve, që e përfaqësonin në parlament, tregoi se ata po vegjetonin (përjashtojmë modelin “Bardhi”).

Me pak përjashtime dhe përpjekje, njerëzit që rinisën iniciativën e re me Bashën janë ende “të paqartë”. Anipse, më të paqartë mbeten individët që e kanë pritur alternativën e tij, që në ditët e fundit realisht shpalosi dhe programin, por nuk kishte planin “B”, në rast se nuk do të merrnin vulën (ashtu edhe si ndodhi në fakt). Më “të qartë” janë njerëzit që kanë apeluar e mendonin se z. Basha nuk është aq i ndarë me z. Berisha. Nëse kjo do të provohet kjo e fundit dhe disa shenja janë, zhgënjimi i demokratëve dhe shqiptarëve në përgjithësi për politikën e tyre do jetë e pamatë.

Një nga provat më cinike: në momentin që formacioni i tij nxinte prej humbjes së vulës, por edhe më vonë, i vetmi ndoshta që nuk shprehu as edhe më të voglën keqardhje për humbjen e legalitetit të formacionit të tij ishte vetë ai, kryetari i rikthyer Basha. A e ka luksin formacioni i tij të presë vendimin e Gjykatës së Lartë, kur tashmë është edhe vetë pa tagër dhe publiku në javët e fundit para zgjedhjeve, fillon e mendon me “pragmatizëm”?

Shpalosja e programit i jep pak frymë justifikimit të tij, por mungesa e planit “B” në rastin e vulës, tregon se z. Basha do të vazhdojë me retorikën e tij politike dhe mbajtjen e shpresës boshe, për të cilën ka treguar se është mjeshtër i pazakontë në skakierën politike shqiptare. Për fat të keq, Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo më shpresa, pasi kjo e fundit e ka nanuritur pritshmërinë ndryshe. Nuk quhet më shpresë ajo që sajon gjithnjë Basha për të kaluar situata dhe për t’ia lënë sërish vendin stadit tjetër (kur rikthehet konjuktura) të momentumeve, që nuk i përkasin. Z.Basha nuk mundi t’i trandte reciprokisht Ramën, Berishën dhe Metën, trekëndëshin e tij të njohur të Bermudës, sepse i mungonte një gjë e thjeshtë, që quhet idealizëm mbi përkorjen individuale.

Jonas Salk, në të gjallë një virolog i njohur, i cili realizoi vaksinën e poliomielitit, e përmblodhi kështu në fushën e tij idenë për shpresën:”… qëndron në ëndrrat, në imagjinatën dhe në guximin e atyre që guxojnë t’i bëjnë ëndrrat realitet“. Veçse, ky nuk ishte rasti juaj, z. Basha. Cikli tani u mbyll dhe jo me nder./ Javanews

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 24/06/2024 12:54

    MORE Z. BEN ANDONI PO SI NUK SHKRUAJTE NJE HERE QE CIKLI I BANDIT BERISHA-KARAXHIXH KA MBARUAR ME KOHE E ME VAKT...SI RREGULL DUHET TE ISHTE NE BURG FAMILJARISHT

    Përgjigju
  • Fshati: 24/06/2024 09:23

    Po ky zoti Basha e paska kuptuar situatën, pse nuk kthehet te punoi për gjykatat e Hagës, atje ko punonte para se ti hynte politikës? Apo ka frikë se mos po varfërohet populli po iku?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin