Ben Andoni: Edhe zgjedhjet lokale janë pronë…

Ben Andoni: Edhe zgjedhjet lokale janë pronë…

Foto ilustruese

Në një nga protestat e tij të para pak javëve, zhvilluar e përfunduar si marshim, Berisha do të ngjitej në shkallët e personelit dhe administratës të Bashkisë dhe do sfidonte me një monolog. Do fliste si sfidant i kryetarit aktual të Bashkisë, Veliaj dhe do t’i rendiste në stilin e tij të komunikimit gjëra që jo thjesht të lodhin, por edhe të bëjnë të mos e besosh. Që atë çast u pa gati fushata e kandidatit të tij, që do ishte e shënuar nën hijen e tij. Dhe, ashtu ndodhi. Kritikat mbi kandidatin e BF-së kanë peshën e sulmit ndaj Berishës. Ish-kryeministri nuk zhgënjen dhe e mori sërish vetë protagonizmin e lodhshëm.  Kjo, pikërisht, kur publiku priste bashkëpunimin për të nxjerrë dhe prezantuar kandidatin e koalicionit opozitar Këlliçi. Ky i fundit i kujdesshëm politikisht në familjen e tij, që po e ndih pa entuziazmin që kërkohet, mundohej t’i linte atëditë monologu fushë ekzaltimin, por edhe komunikimin çapraz, aq të shpeshtë në këto kohë. Kështu po ndodh në të gjithë fushatën me dy subjektet kryesore, PS dhe BF, teksa Bejko i PD-së në peshën e madhe që ka marrë po e mban vetë dhe po mundohet të shpalosë sa të mundet ide në një terren, të zënë nga elefantët e politikës shqiptare

Kryeministri Rama e ka marrë mbi vete fushatën e PS-së dhe përveç Velisë, kryebashkiakut të Tiranës, që tashmë është me përvojën e drejtimit të disa fushatave, po i jep një dorë të vetën kandidatëve më potencialë të PS-së në vend përballë atyre të BF. Në të gjitha, fushatën e zenë nëpërkëmbjet e kundërshtarit dhe shumë më pak të ideve, që më së shpeshti në rastin e Ramës i përvishen kundërshtarëve, si në rastin e Shkodrës. Berisha është e kuptueshme se të gjithë narracionin e tij e ka mbledhur me urrejtjen e Ramës dhe njerëzve të tij, por shumë pak besueshmërisë, që mund të krijojnë njerëzit e tij.

Ndodhi ajo që njerëzit e kanë më shumë para syve, që politikanët flasin gjithnjë për vete dhe shumë pak nga ata. Ndaj, kjo ka bërë, që në një vend që tashmë s’është më 3 milionë banorë (Censusi po merr kohë prej shtyrjes), po zbrazet dhe është shqetësuese që shqiptarët, ashtu si ballkanasit e tjerë, po ikin më shumë dhe se nga vendet që janë në luftë apo në konflikte etnike. Në raport me popullsinë, Shqipëria është e dyta për kërkesat për azil në botë, referuar Monitor. Një nga arsyet e të gjithë kësaj dihet: Shqiptarët nuk identifikohen dot me politikën e sotme (përveç militantëve) që është vetëm pjesë dhe domen i kryetarëve të tyre, ndaj nuk shkojnë më në kutitë e votimeve dhe këto zgjedhje ka të ngjarë të japin sërish të njëjtën pamje, ku voton më pak se 50% e popullsisë. Është për të ardhur keq, që nuk identifikohemi dot në masë me modele. Obama do e përshkruante kështu momentin, që i dha shumë shpresë amerikanëve: “Në një nivel të caktuar, njerëzit nuk më shihnin më, e kuptova, me të gjitha habitjet por edhe mangësitë e mia. Në vend të kësaj, ata kishin përvetësuar ngjashmërinë me mua dhe arritën ta shndëronin atë në një enë për një milion ëndrra të ndryshme. E dija se do të vinte një kohë kur do t’i zhgënjej, duke mos arritur imazhin që fushata ime dhe unë kishim ndihmuar për të ndërtuar”, do të shkruajë ai tek “A promised land”. Fjalë të mëdha për të ngritur modele apo përfytyrime, bash ato, që nuk ngre dot politikani shqiptar, që ndërkohë ua ka marrë edhe protagonizmin e zgjedhjeve njerëzve të thjeshtë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion