Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi
prezantojnë partinë e re, LIBRA

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi<br />prezantojnë partinë e re, LIBRA
Deputetët Ben Blyshi dhe Mimoza Hafizi kanë prezantuar sot partinë e re "Lista e Barabartë" e cila do të quhet ndryshe edhe LIBRA. 

Prezantimi i kësaj force të re politike është bërë përpara simpatizantëve në sallën e Akademisë së Arteve, në Tiranë. 

Në fjalën e tij, Blushi u shpreh se kjo parti ka në themel besimin se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët. “Ne kemi një ide, e cila na është kthyer në bindje, guxim, vullnet. Kjo ide është LIBRA. LIBRA si organizatë politike e formuar nga shqiptarët, për shqiptarët. Kam nderin të jem pjesë e LIBRA-s më i bindur se kurrë. Ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet dhe do bëhet vetëm nga shqiptarët. Shqiptarët kanë detyrimin për ta bërë vendin e tyre, që të jetojnë në harmoni dhe paqe. Me këtë besim kemi ardhur sot këtu të bashkohemi rreth një ideje jo rreth një njeriu. Mendimet e drejta që lindin pas një ideje janë më të qëndrueshme se ato të një njeriu. Një njeri lodhet, përkulet ndalon, një ide nuk ndalon- u shpreh Blushi. 

Ai tregoi edhe kuptimin e termit LIBRA, emër të cilin do ta mbajë forca e re politike. "Ajo do të thotë, libër, dije, liri, ekuilibër, peshore dhe do të ketë ngjyrën e diellit, për t’i dhënë optimizëm një shoqërie pesimiste", tha ai.

Blushi foli edhe për situatën e rënë në të cilën po jetojnë shqiptarët, sipas tij në 25 vite mjerim dhe varfëri. 

"Shqiptarët nuk meritojnë që vendi të prodhojë kaq shumë mjerim dhe varfëri sa në 25 vjet, nuk meritojnë të kenë shkollat më të dobëta dhe mësuesit më të parespektuar në rajon, as administratën më të korruptuar dhe më të politizuar në Europë", theksoi më tej ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social