TIRANË - Vazhdon përplasja në kryesinë e Partisë Socialiste. Ndarja e pozicioneve për kryetar dhe nënkryetar të komsisioneve parlamentare ka sjellë përçarje dhe replika mes anëtarëve të Kryesisë.

Sipas burimeve brenda selisë rozë deputetit dhe njëherësh anëtari i Kryesisë Ben Blushit i është kërkuar që të drejtojë komisionin e Jashtëm, por, sipas burimeve Blushi nuk ka pranuar që të drejtojë këtë komision, duke ja deleguar deputetes dhe anëtares së Kryesisë Arta Dades, e cila ka qenë nënkryetare kur PS ka qenë në opozitë.

Nuk bëhet e ditur se kush ka qenë argumneti që Blushi ka refuazuar këtë pozicion në komisionin e jashtëm. Ai që nuk ka pranuar nuk ka qenë vetëm deputeti Ben Blushi. Valentina Leskajt i është propozuar që të jetë nënkryetare e komisionit Parlaemntar të Medias, por edhe ajo e ka refuzuar kategoriskisht duke e vlerësuar si fyerje.

Burime brenda PS pretendojnë se Leskaj e ka vlerësuar si ulje vendosjen e saj si nënkryetare duke thënë se “Unë mund të jem kryetare në një tjetër komision, e meritoj të vlerësohem diku tjetër”.

Ndarja e komisioneve
Kryesia e Partisë Sociaslite është mbledhur mbrëmjen e djeshme për të vendosur mbi emrat që do të kryesojnë komisionet parlamentare nga Partia Socialiste si dhe për nënkryetarët e komisioneve që kryesohen nga Partia Demokratike.

Mazhoranca do të drejtojë komisionin e Sigurisë Kombëtare me kryetar Spartak Braho aty ku Partia Demokratike ka zgjedhur për nënkryetar Flamur Nokën.

Për Brahon ka vendosur Partia Socialsite, pasi ai është pjesë e PS dhe merr pjesë në mbledhjen e grupit të PS. Është rënë dakord në Kryesi që komisionin Parlamentar të Ligjeve ta drejtojë deputeti Fatmir Xhafaj, ndërsa Partia Demokratike ka zgjedhur për nënkryetar Oerd Bylykbashin.

Po ashtu është rënë dakord që komisionin Parlamentar i Ekonomisë të zgjidhet si kryetar Erjon Braçe aty ku PD ka zgjedhur si nënkryetar Ridvan Boden. Për kryetar të këtij komisioni kanë qenë dy kandidatura, Erjon Braçe dhe Anastas Angjeli, ku mesa duket Braçja ka fituar besimin e kryesisë. Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese do ta drejtojë deputeti Eduard Shalsi.

Po ashtu si nënkryetare të komisionit të Shëndetësisë është zgjedhur Klodiana Spahiu. Duhet të theksohet se pozicionet e tjera të nënkryetarëve të komisioneve i janë lënë Lëvizjes Socialsite për Integrim. Ndërsa si nënkryetar i komisionit të Medias është zgjedhur Alfred Peza. Gjithashtu Kryesia e Partisë Socialsite ka zgjedhur për nënkryetar të Kuvendit aleatin e tyre, Vangjel Dule. Ndryshe nga ministrat që i zgjodhi të ri, drejtuesit e komisoioneve i ka zgjedhur “të vjetrit”.
 
NDARJA E KOMISIONEVE


Fatmir Xhafaj - Kryetar të Komisionit të Ligjeve
 
Erjon Braçe-
Kryetar i Komisionit të Ekonomisë
 
Sparatak Braho-
Kryetar i Komisionit të Sigurisë
 
Eduard Shalësi-
Kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhueses
 
Arta Dade-
Kryetare e Komisionit të Jashtëm
 
Klodiana Spahiu
- Nënkryetare e Shëndetësisë
 
Vangjel Dule - nënkryetar Parlamenti
 

Shkrimi u publikua sot (20.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)