Ben Blushi: Kultivimi i hashashit
po vret bletët, Rama përgjegjës

Ben Blushi: Kultivimi i hashashit<br />po vret bletët, Rama përgjegjës
Kreu i LIBRA, Ben Blushi gjatë ditës së sotme ka denoncuar mbjelljen masive, sipas tij, të bimëve narkotike në vend.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Blushi nuk ka ngurruar të sjellë në vëmendje faktin se rritësit e bletëve po ankohen për shkatërrim të biznesit nga mbjellja e bimëve të hashashit.

“Edi Rama do mbahet mend për shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve.

Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur.

Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milionë euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët?
”,- shkruan Blushi në Facebook.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)