Ben Blushi: Libra do rishikojë
kontratat e naftës

Ben Blushi: Libra do rishikojë<br />kontratat e naftës
Kryetari i Librës Ben Blushi vazhdoi fushatën e tij në Fier, Lushnje, Roskovec dhe Marinzë.

Në Fier, gjate ecjeve në qytet  Blushi ju kerkoi voten fierakeve duke ju thene se nese do te votojne per partite e vjetra, ata do te vazhdojne te vidhen njesoj si deri tani.
Kryetari i Libra-s  ju kerkoi qytetareve  voten per Libran, si e vetmja mundesi qe do ti mbroje ata  nga korrupsioni, varferia dhe  abuzimi me pushtetin.

Me pas Blushi takoi tregetaret e vegjel te Lushnjes, te cileve ju premtoi mbeshtetje. Ai ju tha se Libra do te kete politika qe do mbrojne prodhuesit dhe tregaret e vegjel dhe jo nje grusht oligarkesh  kilente te qeverive,  sic ka ndodhur deri tani.

Gjate takimit ne Marinze Ben Blushi  bisedoi me naftetaret e kesaj zone. Ai ju tha atyre,  se jane banoret me te varfer ne Evrope  te zonave naftembajtese. Blushi ju premtoi naftetareve, se Libra do te rishikoje kontratat qe qeverite e kaluara kane bere me kompanite e medha duke mos ruajtur interesein e banoreve te zones e duke i lene ata ne mjerim.
Ne Roskovec kryetari i Libra-s Ben Blushi zhvilloi ecje ne qytet ku kerkoi voten per Libra-n si nje vote  pro popullit dhe kunder Edi Rames e Sali Berishes.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar