Nga Korça, kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi nuk i ka kursyer akuzat për shumicën qeverisëse këtë herë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Blushi thotë se Rilindja po e kthen zgjedhjen e Presidentit në pazar për të zgjidhur krizën brenda koalicionit dhe sipas tij po poshtërohet figura e kreut të shtetit.
"Kjo që po ndodh me Presidentin është fyerje dhe poshtërim për shqiptarët, të cilëve duan t'iu japin një President të pamerituar nëse do t'i japin një President para zgjedhjeve dhe sigurisht është një poshtërim për figurën e Presidentit.
Një poshtërim dhe nëpërkëmbje e institucionit më të lartë kushtetues, që mund të përcaktohet 3 min para votimit.
Rilindja po e kthen zgjedhjen e presidentit në pazar për të zgjidhur krizën brenda koalicionit.
Po poshtërohet figura e presidentit për pazaret dhe aferat e koalicionit qeverisës' thotë ai.
Pyetjes se sa e favorizon LIBRA-n, fakti që PS dhe LSI nuk do të hyjnë në zgjedhje si koalicion, Blushi iu përgjigj "Do të shkojmë në këto zgjedhje si parti e njerëzve të thjeshtë, jo si parti e oligarkëve dhe atyre që kanë abuzuar me pushtetin".
Përshkallëzimi i protestës së opozitës për Blushin do ishte mirë që të ishte vetëm një kërcënim dhe jo dicka serioze.
"Kriza duhet të zgjidhet me dialog dhe kompromis, pavarësisht se jemi ne limitet e fundit kohore.
Kam pak shpresë se partitë e vjetra mund të gjenerojnë zgjidhje pa cenuar zgjedhjet, pa cenuar zgjedhjen e Presidentit, reformën në drejtësi, pasi ata kanë frikë nga drejtësia dhe ndëshkimi.
Kriza duhet të zgjidhet me dialog, pasi cdo lloj kërcënimi qe vjen nga palët, do të cenonte stabilitetin e vendit".
Për zgjidhjen e krizës, Blushi propozon zgjedhje të shpeshta, pasi ai ka bindjen se zgjedhjet e radhës nuk do të prodhojnë zgjidhje për Shqipërinë.
Arsyeja pse zgjedhjet nuk do prodhojnë zgjidhje për Blushin janë 3 çadrat: Çadra e Rilindjes, e opozitës dhe çadra e LSI.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com