Deputeti, Ben Blushi, pritet të zyrtarizojë sot partinë e tij e të re. Mësohet se Blushi sot do ketë një takim më nismëtarët në ambjentet e muzeut historik kombëtar ku do paraqesë edhe platformën.

Në takim do jetë edhe deputetja Mimoza Hafizi.Të premten që kaloi, Blushi deklaroi largimin përfundimtar pas 20 vitesh karrierë aty, nga Partia Socialiste, përmes një letre, pas konflikteve që ka prej kohësh me Edi Ramën dhe Rilindjen.

Deri më sot dihet e sigurt që kjo parti do të ketë 2 deputetë në legjislaturën e sotme, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, por nuk përjashtohen edhe supriza të tjera nga brenda radhëve të PS-së.