Ben Blushi: Pse e sulmoi Irani Izraelin

Ben Blushi: Pse e sulmoi Irani Izraelin

Sistemi antiraketë në Ashkelon, Izrael, 13 prill 2024

Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se ai që sulmohet. Mjafton kaq për të kuptuar se Irani nuk ka asnjë qëllim tjetër përvecse të bindë botën se është një vend i madh që nuk mund të lejojë të duket i vogël dhe frikacak.

Po pse e sulmoi Irani Izralin?

Sepse dy javë me parë Izraeli vrau disa gjeneralë të lartë iranianë në një ambasadë në Siri. Izraeli as e mohoi dhe as e pohoi këtë vrasje dhe si përgjigje Irani e sulmoi në datën 14 prill me 300 dronë dhe raketa.

Shumë njerëz në mbarë botën, përfshi dhe mua, besojnë se Izraeli duke vrarë gjeneralët iranianë, në të vërtetë donte t’i ngrinte Iranit një kurth. Donte ta provokonte për ta tërhequr në një betejë ushtarake siç edhe ndodhi. Por qëllimi i Izraelit nuk ka qenë Irani.

Asnjë vend në kushtet e Izraelit që sulmohet çdo ditë nga Hezbollahu, Hamasi dhe Jemeni si dhe kur shumica e vendeve të botës i bëjnë presion për të ndalur pastrimin e Gazës, në këto kushte pra, pse duhej Izraeli t’i hapte vetes një front të ri me një superfuqi rajonale siç është Irani.

Pse i duhej ky front i ri lufte Izraelit ?

Ka vetëm një arsye. Për të tërhequr në konflikt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë variant e beson edhe vetë Irani i cili u kujdes deri në imtësi që para se të sulmonte Izraelin të njoftonte Amerikën e cila sigurisht njoftoi vetë Izraelin. Kjo është njëlloj sikur dikush të të marrë në telefon dhe të thotë mos dil në dritare se dua të të thyej xhamat.

Mjafton ky lexim për të kuptuar se Irani nuk kërkon një luftë më të madhe të cilën mund ta humbë shumë kollaj. Irani po lutet që Izraeli ta lërë me kaq dhe gjërat të kthehen sërish siç ishin. Irani është më i frikësuar se Izraeli i cili nuk do paqe me Iranin dhe prandaj do vazhdojë ta provokojë dhe kjo ka disa arsye të brendshme dhe të jashtme por mbi të gjitha lidhet me rolin e Amerikës dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale në këtë vend.

Sot Izraeli duket si një mace që i çon mish dy luanëve, që në këtë rast janë dy kandidatët për president. Një herë i ofron dikujt pak mish, pastaj ia heq dhe e kundërta. Nuk është e qartë se cilin nga të dy mes, Biden dhe Trump, favorizon apo dëmton më shumë kriza mes Izraelit dhe Iranit, por e sigurt është se Izraeli është duke e bërë këtë llogari deri në detaje. Izraeli po kërkon të zgjedhë presidentin e vet amerikan dhe këtë e di edhe Irani që natyrisht nuk do një luftë që e ndihmon Izraelin të zgjedhë presidentin që do.

Nëse çdo president amerikan do jetë i keq për Iranin, jo çdo president amerikan do jetë njëlloj për Izraelin. Biden dhe Trump kanë qasje të ndryshme për Iranin, Gazën dhe Ukrainën e cila është e lidhur detyrimisht me këtë konflikt, për shkak të Rusisë. Amerika e sotme mund të mos jetë Amerika pas zgjedhjeve. Dhe Izraeli kërkon të marrë pjesë në zgjedhje duke e penguar apo ndoshta duke e nxitur këtë ndryshim. Dhe për këtë shkak po përdor Iranin.

Si një copë mish për të ushqyer luanët në garë

Kjo është arsyeja që shtyu Izraelin të vrasë disa gjeneralë iranianë për të detyruar Iranin ta sulmojë siç edhe ndodhi. Izraeli u lut ta sulmonin dhe do ta bëjë prapë. Në fund të fundit nga sulmi i parë nuk u vra asnjeri dhe nuk u thye asnjë xham. Bota u afrua me Izraelin dhe u largua me Iranin, përfshi Amerikën dhe fqinjët arabë.

Prandaj Izraeli do vazhdojë të ngrejë kurthe dhe Irani do vazhdojë të bjerë në kurth. Është një lojë me mace, me luanë dhe me pak mish, ku sigurisht në fund askush nuk do ngopet dhe askush nuk do ndalojë.

/Ky shkrim u postua ne facebook nga Ben Blushi

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Traktor: 16/04/2024 18:44

    Degjojeni kete shk.......,se nuk .a kot ky.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 16/04/2024 14:37

    Izraeli do ta pësoi shum keq se po vret fëmi e pleq të pa fajshëm.

    Përgjigju
  • Petrit: 15/04/2024 23:58

    Mendoj qe shkrimtari i zot jo domisdoshmerisht mund të jetë dhe dipllomat - analist po aq i zoti. Ne kete shkrim pervec kulinarisë edhe pak naivitet dipllomatik Kjo me kujton barcaleten më Pal Vaten qe thoshte Une edhe Enveri s dimë gje e ka bere Mehmeti më koken e vet…. Gabimi qe në bejme jo ralle herë është qe ngatrojme strategjite afat gjata me udheheqesit e perkohshem- kujtojme qe funksionon si tek ne…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë