Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë zyrtarizuar partinë e re politike, e cila do të quhet 'Lista e Barabartë' dhe njihet me akronimin 'LIBRA'.
Ish- deputeti i PS shprehet se projekti i ri politik do të nisë në 1 Nëntor në orën 18:00 në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku do të miratojmë Statutin dhe Manifestin e LIBRA-s e do të nënshkruajmë themelimin e saj.
Dy nismëtarët, Blushi dhe Hafizi shkruajnë se "Pas shumë muajsh takimesh dhe konsultash në të gjithë Shqipërinë, kemi vendosur të themelojmë Listën e Barabartë.
Lista e Barabartë, që do njihet me akronimin LIBRA, do të jetë një organizatë politike, e cila kërkon të mbrojë interesin publik duke garantuar më shumë barazi, drejtësi, mirëqënie, edukim dhe konkurencë të lirë.
LIBRA do të jetë platforma e njerëzve të lirë dhe të zakonshëm, të cilët bashkohen me njëri-tjetrin me bindjen se Shqipëria mund dhe duhet të jetë një vend i jetueshëm dhe i denjë europian.
Ne kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në shpalljen e LIBRA-s ditën e martë 1 Nëntor 2016, në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Gjatë këtij takimi do të miratojmë Statutin dhe Manifestin e LIBRA-s e do të nënshkruajmë themelimin e saj.
Në mënyrë që kjo ceremoni të kthehet në festë, merrni sa më shumë miq e të afërm me vete.
LIBRA i ka dyert e hapura për të gjithë njerëzit", thuhet në njoftimin e partisë.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com