'Bën mirë të mos kthehesh te Rubini', brigada ushtarake ruse kërcënon Mirlind Dakun

'Bën mirë të mos kthehesh te Rubini', brigada ushtarake ruse kërcënon Mirlind Dakun

Mirlind Daku

Mirlind Daku tashmë është me pushime pas eliminimit të kombëtares shqiptare nga Euro 2024. Mirëpo Daku siç dihet e mbylli kampionatin europian që në ndeshjen me Kroacinë, pas koreve raciste nga popullësisë maqedonase.

Kjo ngjalli reagime të shumta, edhe në Serbi,  të cilët bën thirrje UEFA-s të dënojë Dakun. Por jo vetëm kaq, por edhe klubi i tij në Rusi ku luan, Rubin Kazan kanë kritikuar lojtarin nga Kosova për thirrjet raciste.

Ndërsa një grup tifozësh rus të quajtur Espanyola, të cilët janë nacionalistë dhe mbështesin luftën në Ukrainë, i kanë bërë thirrje Dakut që më mirë të mos kthehet në Rusi, duke kërcënuar 26 vjeçarin.

“Siç e dini, lufta në Jugosllavi në vitin 1991 filloi me futbollin. Lufta moderne, e cila po zhvillohet në territorin e ish-Ukrainës si pjesë e Operacionit Special Ushtarak, ishte pa futboll, derisa Espanyola solli sportin tonë të preferuar në Donbass. Tani të gjitha ndeshjet më interesante zhvillohen pranë Chasovo Jaro. Edhe pse nuk ndjekim se çfarë po ndodh në EURO 24, na vijnë disa lajme.

Dhjetëra lidhjet tona të yjeve në vijën e parë po funksionojnë siç duhet. Kështu u tronditëm shumë kur dëgjuam se një lojtar i Rubin Kazanit me origjinë shqiptare, që luan në ligën tonë, pati guximin të këndonte me megafon dhe të bënte thirrje për vrasjen e serbëve. Ai ka diçka kundër të gjithë vëllezërve tanë ballkanas... Espanyola i drejtohet Dakut. Ne do të jemi të prerë. Më mirë të mos kthehesh në Rusi! Asnjë falje nuk do të ndihmojë këtu. Është shume vonë. Mirupafshim!”, shkruhet në mesazhin për futbollistin shqiptar, publikuar në Telegram.

Daku për momentin është me pushime, ndërsa më herët kërkoi dhe falje për koret raciste pas ndeshjes së Hamburgut duke u shprehur se ishte i ngarkuar emocionalisht.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja