Në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë janë shpërndarë certifikata për të gjithë praktikantët që kanë ushtruar praktikën në institucionet shteterore.

Në fjalën e tij Ministri Veliaj theksoi se ndihej krenar që këta të rinj arritën të përfundonin këtë praktike dhe se tani janë me një eksperiencë pune pasi kanë finalizuar projekte të ndryshme të cilat u janë përcaktuat nga institucionet përkatëse.

"Mësova dhe një lajm, nuk e di në është lajm i mirë apo i keq, që tre veta nuk e kishin përfunduar praktikën sepse tashmë kishin filluar punë. Do doja që edhe për 100 të tjerët t’u uroja një punësim sa më të shpejtë, edhe me mjë CV sa më të pasur. Urojë shumë që ajo që u mësua këtu të jetë diçka që do t’ju lançoj në drejtime të tjera. Ndoshta disa prej jush keni kuptuar nga kjo përvojë që misioni juaj është të jeni një shërbëtor public. Unë besojë që puna në administratë ose puna në politikë dhe media është shërbim publik", deklaroi ministri Veliaj.

Më pas Veliaj se bashku me drejtues të tjerë të institucioneve bënë shpërndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrsit në projektin praktike në administraten shteterore.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com
)