ATHINË- Dënohen me 60 ditë burg secili, 7 ushtarët shqiptarë të cilët bënë simbolin e shqiponjës ndërsa ishin duke shërbyer në Mesologji të Greqisë.

Gjesti i ushtareve shkakatoi reagime të shumta në shtetin Helen ndërsa ministri i mbrojtjes Panos Kamenos përdori edhe një retorikë më të fortë ndaj tyre.

Mediat greke shkruajnë se 50 ditë janë dhënë nga Shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë greke, zv/gjenerali Stefanis dhe 10 të tjera nga ministri i Mbrojtjes, Kamenos. 

Vendimi i Stefanisit iu kalua Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe aty ministri Kamenos ka vendosur ta rrisë dënimin me dhjetë ditë, në kufirin maksimal të juridiksionit disiplinor të ushtrisë.

Ndërsa hetimet do të vijojnë ushtarët me origjinë shqiptare të cilët do të bënin betimin janë duke u hetuar për shkelje të rregulloreve të ushtrisë, që parashikon një dënim nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie. 

Ushtarët grekë me origjinë shqiptare bënë simbolin e shqiponjës me duar në një nga repartet greke duke shkaktuar një zhurmë të madhe me deklarata dhe kundër deklarata  nga të dy vendet.
 
Ndërkohë që ende nuk dihet fati i ushtarit të tetë që bëri shqiponjën nëse do të dënohet apo jo.

dy.b/shqiptarja.com