Benetton: Shqipëria, mundësi
e mirë për sipërmarrësit e huaj

Luca Benetton, dikur një biznesmen sot kurator i artit pamor e cilëson Shqipërinë si një mundësi të mirë për sipërmarrësit e huaj. Benetton ndodhet në vendin tonë për të prezantuar katalogun  “Imago Mundi” një projekt me rreth 173 artistë shqiptarë.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com Luca Benetton u shpreh se Shqipëria është një mundësi e mirë për sipërmarrësit. “Sidomos nga ana gjeografike mendoj se është një moment i duhur që biznesmenët të investojnë në Shqipëri”, thotë Luca Benetton.

Ai është nderuar nga Universiteti i Arteve me “Doctor Honoris Causa”.
 
Ju falenderoj që pranuat të jepnit këtë intervistë për Report Tv. Pse keni ardhur kaq vonë në Shqipëri duke qenë se jemi kaq afër si nga ana gjeografike, kulturore dhe sidomos politike e historike?
Ka disa arsye që jam këtu por jo vonë. Jam këtu për të prezantuar katalogun Imago Mundi që është projekti im dhe i fondacionit Benetton, ku bashkëpunojmë me rreth 173 artisë shqiptarë. Është një projekt që dua ta bëj në çdo vend të botës.
 
Dua të di nëse qëllimi i fondacionit tuaj drejt Shqipërisë do të jetë vetëm kulturor apo edhe në fushën e biznesit. A keni menduar të investoni këtu?
Dikur kam qenë biznesmen. Sot jam vetëm një kurator i këtij projekti, i kam lënë përgjegjësitë e biznesit, pasi pas shumë vitesh doja të bëja diçka ndryshe të shihja botën me një tjetër objektiv. Sigurisht Shqipëria është një mundësi e mirë për sipërmarrësit. Sidomos nga ana gjeografike mendoj se është një moment i duhur që biznesmenët të investojnë në Shqipëri.
 
Ju jeni takuar me kryeministrin Rama dhe me presidentin me Nishanin, doja të dija nëse ju ofruan që kompania juaj të investojë në Shqipëri...
Kjo ndodh në të gjitha vendet por edhe në Itali. Ministrat, kryeministri sigurisht kërkojnë që të krijojnë vende të reja pune. Mendoj se Shqipëria ka mundësi të mira prandaj unë e mbështes si një vend të përshtatshëm për të gjitha kompanitë italiane dhe europiane, sidomos për karakteristikat që ky vend ka për krah pune të kualifikuar.
 
Unë e njoh historinë tuaj kulturore dhe sipërmarrëse, kujtoj që United Color Benetton politikisht do të thotë shumë. A ka ky fondacion një projekt politik përtej kulturës jo vetëm në Shqipëri por edhe në Maqedoni, në Kosovë e Kroaci...
Po, po fondacioni ynë prej 25 vitesh jep çmimin Carlos Carpa, që këtë vit për shembull ia jep Kazakistanit. Objektivi është të japim një çmim të veçantë simbolik për të ndihmuar një vend që të njihet më shumë. Çmimi Carlos Carpa i jepet një vendi ku para 40.000 mijë vitesh lindi një pemë me mollë të mira të cilën e hëngri Eva dhe Adami.
 
Duke folur për tituj, ju do të merrni një titull të rëndësishëm Honoris Causa nga Universiteti i Arteve. Çfarë rëndësie dhe kuptimi ka për ju ky çmim që jepet nga ky vend i vogël?
Kur dëgjova për herë të parë këtë mundësi nuk e kuptova nëse kishte të bënte me historinë time si sipërmarrës. Por kur kuptova se ishte për nismën Imago Mundi, u ndjeva i nderuar. sepse i jepet rëndësi fushës së artit. Unë po mundohem shumë për këtë projekt, po përpiqem të bëjë një arkiv me shumë artistë të botës, është një projekt shumë ambicioz. Mendoj se ky titull nga ana emocionale do të më jap shumë forcë. Ju falenderoj.
 
Duke folur për vizitën tuaj me siguri keni dëgjuar për shoqërinë shqiptare ku pjesa më e madhe e shqiptarëve janë myslimanë. E keni vënë re këtë dimension fetar gjatë vizitës tuaj?
përgjigje. unë nuk jam i interesuar në këtë çështje. Mua më interesojnë çështjet artistike. Unë përpiqem të jem i barabartë artistikisht me të gjithë dhe të gjithë të jenë të përfshirë në konkurrim. Në fillim të 2017 do të organizohet një event në Sarajevë me 7 vendet e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe Kosovën.
 
A do të riktheheni në Shqipëri, a do të vendosni diçka të qëndrueshme të fondacionit tuaj këtu?
Jo, por do t’i tregoj fondacionit impresionet e mia. Personalisht do të doja ta vizitoja më tepër këtë vend. Prandaj ky është një gjysmë premtimi për një vizitë të ardhshme
 
Bashkë me delegacionin tuaj a ka ardhur dhe një kabinet financiar i investimit?
Jo.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve