Bëni kujdes me Facebook!
Mos i besoni këtij mesazhi....

Bëni kujdes me Facebook!<br />Mos i besoni këtij mesazhi....
Bëni kujdes me këtë mesazh që po shpërndahet në Facebook është një mashtrim mos e postoni."Nëse e postoni këtë mesazh në faqen tuaj, do të ofrohet falas (postojeni mos e shpërndani), nëse nuk e postoni, nesër të gjitha postimet tuaj do të bëhen publike. Madje edhe mesazhet që keni fshirë apo fotot. Nuk ju kushton asgjë, thjesht kopjojeni këtë mesazh dhe postojeni tek llogaria juaj"

Shpesh na ka ndodhur të na vijnë si personal apo publik mesazhe elektronike ose tekst ku paralajmërohemi se nëse nuk e shpërndajmë në një numër të caktuar njerëzish shërbimi do të mbyllet dhe kjo duket se tani është bërë modë.

Në vitin 2012, një mashtrim i tillë u përhap gjerësisht në rrjetin social Facebook dhe mesa duket tani po përsëritet sërish. Në mesazh shkruhet se, nëse nuk doni që të paguani 5.99 dollarë për të mbajtur private postimet tuaj në Facebook, duhet ta postoni këtë mesazh në llogarinë tuaj personale, që ta përfitoni falas.

Facebook ka reaguar menjëherë dhe i'u ka bërë të ditur përdoruesve se është thjesht mashtrim. Ja çfarë shkruan kompania: “Mos besoni gjithçka që lexoni në internet. Facebook është falas dhe gjithmonë do të jetë kështu. Mesazhi që duhet ta kopjoni dhe ta postoni është vetëm një mashtrim

Ja mesazhi i plotë: Është zyrtare! Është publikuar edhe në media. Facebook kërkon 5.99 dollarë për të mbajtur private postimet tuaj. Nëse e postoni këtë mesazh në faqen tuaj, do të ofrohet falas (postojeni mos e shpërndani), nëse nuk e postoni, nesër të gjitha postimet tuaj do të bëhen publike. Madje edhe mesazhet që keni fshirë apo fotot. Nuk ju kushton asgjë, thjesht kopjojeni këtë mesazh dhe postojeni tek llogaria juaj…

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani