Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka thënë në një konferencë për shtyp se SHBA-të do të sigurohen që Irani të mos ketë “kurrë” një armë bërthamore.

Ai thotë se do të preferonin ta bënin këtë në “mënyrën e butë”, përmes një marrëveshjeje të udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe ekipi negociator. Hegseth thotë se kjo mund të bëhet edhe në “mënyrën e ashpër”.

Ai përsëriti që regjimi të “bëjë zgjedhje me mend.”

Nëse “zgjedh keq”, do të ketë një bllokadë dhe bombardime mbi infrastrukturë, energji elektrike dhe sektorin energjetik, thotë Hegseth.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, nis nga sot! Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet