Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë së shtetit pasi akuzohen për vjedhjet e disa makinave e motorrëve në Fier.
Të arrestuarit janë M.R., 23 vjeç, banues në Patos dhe R.O., 25 vjeç, banues në Patos. Policia ka mundur ti zbulojë pas denoncimit se në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin vjedhur një motor në pronësi të A.K.
Më pas policia njofton se dy të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur edhe:
•Në datën 06.03.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e E.K në lagjen "29 Nëntori" Fier.
•Në datën 11.06.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e P.V në lagjen "8 Shkurti" Fier.
•Në datën 06.08.2019 dyshohet se kanë vjedhur automjetin e Sh.B në lagjen "Liri Gero" Fier.
Ndërkohë po punohet për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera ku dyshohet se autorë janë po të njëjtit persona.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".